Financimi i mediave shqiptare nga Greqia, Dritan Sejko në 'Report Tv': E ka zanafillën që në kohën e komunizmit

TIRANË- Kreu i shoqatës “Çamëria”, Dritan Sejko i ftuar në Report Tv ka folur mbi financimet e mediave shqiptare nga Athina zyrtare.

Sejko është shprehur se diçka e tillë i cënon të drejtat e shqiptarëve dhe se dënon ashpër faktin se organet dhe politike shqiptare nuk kanë reaguar mbi rastin duke e lënë një skandal të tillë të kalojë në heshtje.   

Gjthashtu Sejko, ka komentuar edhe bashkimin e PDIU-së me opozitën. Sejko ka pohuar që në zgjedhjet e ardhshme do të jenë në krah të opozitës, duke e quajtur jo-domethënës reagimin e Vangjel Dules. 

Nuk ka pasur reagim domethënës. Nuk e di. PDIU dhe kërkon të drejtat e shqiptarëve, nuk kemi asnjë problem me të drejtat e minoritetit.

Dritan Sejko, Kreu i shoqatës “Çamëria”

INTERVISTA E PLOTË:

Si e komentoni skandalin e publikuar nga mediat greke?

Po cënohen të drejtat e shqiptarëve. Ne si shoqatë trumpetojmë çdo lëvizje antikombëtare që bëhet në Shqipëri. Aq më tepër kur na shajnë e kur na stigmatizojmë. Doli prokuroria greke dhe tha se kjo ishte prokuroria e Athinës ka nisur hetimet për nxjerrje të sekretit shtetëror. Çështja është se ata kanë hapur një çështje të nxjerrjes së sekretit shtetëror. Po shteti ynë ku është?

Sa kohë ka Greqia që e bën këtë gjë?

Nuk them që kam informacione të fshehta dhe e di se sa kohë ka që e bën këtë gjë. Unë besoj se ka që në kohën e komunizmit. Gjatë gjithë kohës ne jemi etiketuar.

Këto para vijnë nga buxheti i shtetit?

Unë nuk jam në gjendje ta them. Këtë përgjigje e japin institucionet kompetente. Këto fonde janë sjellë për të dëmtuar interesat tonë kombëtare. Jam shumë i irrituar.

A i jeni drejtuar rrugës ligjore?

Nuk ka bazë ligjore për të bërë këto denoncime. Por nëse nuk e merr nismën Prokuroria, do ta marrim ne. Ne nuk kemi mënyra investigimi private. Dihet që politika greke është gjithmonë agresive.

Po nisma anti-shpifje, a do të shërbëjë për këtë sektor?

Nuk ka lidhje kjo. Nga informacionet që kemi më 10 tetor janë dhënë 1 milion euro. Këto para janë bërë me banka. Pra teknikisht ska asgjë të paligjshme.

Si e komentoni largimin e Kotzias nga qeverisja?

Gjë e mirë, është ndërprerë marrëveshja e dyshimtë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Cilat janë hapat që do të merrni?

Ndoshta do të bëjmë edhe protesta. Ne gjithmonë do ta bëjmë tonën. Por a do të na bashkohet media? Ne do të jemi më të vëmendshëm ndaj bojkotit të çdo mediaje.

PDIU i është bashkuar PD, por të tjerët votojnë ende për maxhorancën?

Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme. Ne i jemi bashkuar opozitës shqiptare.

Si e komentoni reagimin e Vangjel Dules?

Nuk ka pasur reagim domethënës. Nuk e di. PDIU ka bazën dhe kërkon të drejtat e shqiptarëve, nuk kemi asnjë problem me të drejtat e minoritetit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK