Zyrtare, firmos ministri i Drejtësisë/ Kroacia nuk e ekstradon Ismail Morinën në Serbi

Zyrtare, firmos ministri i Drejtësisë/ Kroacia nuk e ekstradon Ismail Morinën në Serbi

Ismail "Ballist" Morina

Ministria kroate e drejtësisë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se nuk do ta ekstradojë tifozin shqiptar Ismail Morina në Serbi.

Morina ishte ndaluar në Kroaci më 2017, me një urdhër arresti të Serbisë nën akuzat se ka nxitur urrejtje kombëtare, me ngritjen e një droni me flamur që përmbante simbole kombëtare shqiptare, gjatë një ndeshjeje futbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, në vitin 2014.

Vendimin për mos-ekstradim të Morinës e ka nënshkruar ministri kroat, Drazhen Boshnjakoviç./REL

Pak kohë më parë Morina ishte lejuar të transferohej drejt Italisë, ku po gjykohet për një tjetër çështje të ngjashme me atë të dronit në Beograd.

Morina ishte ndaluar në Dubrovnik nga autoritetet, ndërsa gjatë kontrollit iu zbulua se kishte një fletë-arresti nga Serbia.

Pikërisht këtu filloi edhe ‘lufta’ e fortë diplomatike e dy vendeve. Serbia kërkonte ekstradimin me cdo kusht të Morinës për ta gjykuar për ngritjen e dronit që shkaktoi përplasjen e madhe në ndeshjen e futbollit. Pas 9 muajsh, Gjykata Kroate vendosi që ta ekstradonte, ndërsa fjala e fundit i takonte ministrit të Drejtësisë, i cili pas disa muajsh shqyrtim vendosi që të mos e dorëzonte në Serbi, por në Itali.

Sot mbërriti edhe firma përfundimtare e tij që e mbyll këtë çështje. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit