Firmoset marrëveshja/ Zbulohet firma që do të ndërtojë HEC-in e Kalivaçit pas 20 vitesh zvarritje

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se ka përmbyllur negocimin dhe nënshkruar kontratën me subjektin fitues të garës për ndërtimin, operimin dhe transferimin me koncesion të hidrocentralit të Kalivaçit.

Shpallja e kompanisë fituese në këtë garë u krye në fund të muajit Tetor 2017 dhe gjatë muajve pasues është kryer negocimi i termave të kontratës dhe tanimë nënshkrimi i saj.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se konsorciumi fitues “Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive ‘Ayen Enerji’ dhe ‘Fusha’ shpk parashikohet të kryejë një investim në vlerë të përgjithshme prej 125,287,800 Euro.

Kompania ‘Fusha’ shpk është e specializuar në fushën e ndërtimeve ku ndër më të fundit ndërtimi sheshit Skënderbej. Ndërsa kompania tjetër ‘Ayen Enerji’ me seli në Turqi është e specializuar në fushën e energjetikes me investime në këtë sektor edhe në Slloven i dhe Serbi.

Fuqia e instaluar e përcaktuar me prurjen llogaritëse është 111,000 KW, prodhimi vjetor i energjisë elektrike mbi 366 milion KWH ndërsa koha e zbatimit të punimeve për realizimin e veprës 30 muaj.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përmbyllja me sukses e procedurës i hap rrugën tanimë konkretizimit të një prej veprave më të rëndësishme hidroenergjetike në vend, e lënë pezull prej shumë vitesh.

Report TV ka mësuar se afati për ndërtimin e këtij hidrocentrali është 30 muaj. Historia e hidrocentralit të Kalivaçit ka nisur në 1997-n kur projekti u firmos fillimisht nga Fatos Nano, u kundërshtua fort nga Berisha në opozitë, por u miratua nga vetë Berisha kur erdhi në qeverisje. Projekti në pamje të parë ishte shumë i madh, më i madhi i kohës – 350 GW energji e pastër në vit, brenda 5 viteve.

Sipas kontratës së vitit 1997 lidhur nga qeveria shqiptare me biznesmenin Francesko Beketi parashikohej prodhimi i energjisë duhet të fillonte në 2002 , gjë e cila nuk ndodhi kurrë. Disa mua më parë qeveria shqiptare fitoi një tjetër gjyq me Beketin në arbitrazh për mos respektim kontrate nga ky i fundit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 14/06/2018 10:09

    Ky projekt ofron miliona Euro per politikaj Shqiptare, si gjithnji,shiten resurset gjigante per nje cope buke duke bere aksionare turqit e m..tit, kriminelat qe gjithnji na neperkemben e na lane pa ndere. Ah Shqipri e mjera Shqipri ,kush te ka qite me krye ne hi. Nga zoja e rande u ktheve ne lisin e rrezuar per dhe. Mos tu kalbshin kurrre eshtrat o Vaso Pasho,mbetemi ende nen kthetrat turke..... mjerim

    Përgjigju
  • G.Osmani: 13/06/2018 22:48

    Kontrata ishte premtuar 2 vjet më parë. Italian Begetti u nis për shkak të Ayen. Asnjë transparencë në të gjitha dhe tani Ayen është në sipërfaqe të ujit. Fusha është vetëm një 'dekorim'.

    Përgjigju
  • redi: 13/06/2018 15:03

    Pse nuk ka transparence per kontraten . Si eshte proceduar per kalimin e saj si prone publike ?Qeversje me qytetaret vetem per vitrine , prandaj per 27 vjet te gjitha kontratat jane kunder interedit publik. Populli don te dije se cfar fiton shoqeria shqiptare nga kjo kontrate , apo ate e di timonieri vetem per klientet e vet . Ne Europe nuk shkohet , do bej cfar me teket mua si kryeminister , por je i detyruar ligjerisht te informosh shtetasit e tu . Po 150 milion $ qe u futuan kunder Bechetit ne arbitrazh ku shkuan ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti