POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Flamuri grek në kalanë e Janinës, Lame: Aliu i Hankos kthehet përmbys në varr kur sheh kryqin e kaltër në sarajet e tij

Flamuri grek në kalanë e Janinës

Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, në faqen e tij zyrtare në Facebook me postimin e fundit ngre shqetësimin, se pse sipas tij, në kalanë e Janinës duhet të valëvitet flamuri grek.

Në statusin e tij, Lame shkruan se nga historia Janinën nuk e lidh asgjë me Greqinë. Lame thotë se Ali Pashë Tepelena edhe nga varri ku është kthehet përmbys kur shikon kryqin e kaltër që valëvitet në sarajet e tij.

Statusi i plotë:

Përsihatje flamujsh.

Bajraku i Junanit mbi karakoll te Janin' kalase. Ose e thene ne shqipe me te llagarte: Flamuri grek mbi kullat e kalase se Janines.

Duket pak kiç ai flamur mbi ato kulla, se gati asgje se lidh Janinen me Greqine. 
Ndoshta me shume aty do shkonte bajraku i Baba Dovletit, qe te pakten e mbajti qytetin per plot 500 vjet, i dha fytyren osmane qe e ka edhe sot dhe ne fund e leshoi me lufte.
Natyrisht qe patriotet e fb-se do sulen te thone se aty do shkonte flamuri me zhgabe, mirepo me thene te drejten, ne shqipot pak ose aspak beme per ta mbajtur ate qytet kendej kufirit ne ato vite qe ndaheshin sinoret e shteteve.

Aliu i Hankos, qe tani u sherben grekerve per te ndjelle turistet, ndoshta kthehet permbys ne varr kur sheh flamujt me kryq te kalter qe valojne perreth kullave te sarajeve te veta, por ate meriton.
Historia ndeshkon jo te padrejtet, por te pazotet. Dhe Aliut, asllanit te Janines, diten e larjes se hesapeve, ja hodhen te gjithe. Ja hodhen turqit, qe ai i kish shfrytezuar gjithmone, ja hodhen greket qe ai i kish nencmuar po aq, madje ja hodhen dhe shqiptaret qe, sic e kane adetin, te lene ne balte kur kercet dyfeku...

Fundi i historise, mbi kala te Janines valon e do valoje bajraku i grekut, Aliu do sherbeje si dordolec trendy per te bere foto erotike me Vasiliqine, turqit pasi humben sulltanet e vertete sajojne sulltane me kravate, ndersa ne... arnautet zulmemedhej, neve s'na ve njeri ne refene. 
A.

Kalaja e Janinës mendohet se është ndërtuar qysh në vitin 539 nga perandori Justinian, dhe u rindërtua nga Ali Pashë Tepelena në vitin 1815. Ali Pashë Tepelena sundoi në Janinë që nga viti 1789 e deri sa vdiq më 1822.

f.g.
Komento

Komente

  • Silva: 19/08/2018 18:24

    Zoteria eshte historian i certifikuar apo pseudo? "Bajraku" - flamuri ka lidhje me token dhe jo kalane apo Aliasllane! Turqit jane pushtues te huaj ne Janine bashke me Alinjte.Historia eshte fakt dhe jo opinion. Edhe Enea luftetar gjwneral i Kretes shkoi me vela ne Rome ku i biri i tij Romolo themeloi qytet-shtetin e pare te Romes antike por greket nuk thone qe Roma eshte Greqi dhe do valvisim flamurin Kur dihet ne historine boterore e vertetuar shkencerisht qe kultura greke dhe kolonite greke shtriheshin gjere ne mesdhe. Ali pasha qe nje tribal guerilas turkoshak pa piken e kultures. Me fal ka aftesine te kthehet ne varr permbys:)))

    Përgjigju
    • Edi: 20/08/2018 10:00

      Grekët janë Persë, të ardhur, i solli Dariusi dhe më vonë i biri, Kserksi. Enea ishte Trojan..GrekëtPersë, pasi shkatërruan Trojën e lavdishme, iu turrën Spartës, pastaj nënshtruan Athinën. Por nuk mundën të ngjiteshin më lart se IliroMaqedonasit ua tregonin qejfin. Grekët janë Akej e Mirmidonë dhe Enea nuk ka lidhje me ta.

  • Jon: 19/08/2018 12:42

    Artan, ai që fiton e ngre flamurin në kala

    Përgjigju