Flet i riu 'hero' që shpëtoi vajzat e Rudinës: U hodhën të tria në lumë, si ia hoqa nga duart (VIDEO)

Fier- Rudina Kishta ka dashur të mbytej bashkë me vajzat e saj. Historia e gruas që i vuri flakën shtëpisë së bashkëjetuesit të saj, sa vjen e bëhet. Drama e Rudinës duhet parë ashtu siç është. Detajet e reja të rrëfyera sot nga njeriu që shpëtoi dy vajza binjake 6-vjeçare nga mbytja në lumin Seman tregojnë më shumë për dramën e kësaj nëne.

Ndërsa pak ditë më parë u raportua se gruaja kish dashur të mbyste vajzat e saj, dëshmitari okular dhe njeriu që i shpëtoi të miturat tregon një version tjetër. Ai thotë se Rudina është hedhur në lumë bashkë me vajzat, për t’i dhënë fund edhe jetës së saj.

Ndonëse në burg tashmë, këto veprime gruaja i mori në kushtet e një dëshpërimi të thellë. Prej gjashtë muajsh ishte martuar për herë të dytë, me një njeri që pinte, e në darkë dhunonte atë dhe vajzat e mitura. E pashpresë, ajo i vë flakën shtëpisë së tij dhe tenton t’i japë fund jetës së saj dhe të vajzave.

“Për momentin isha duke peshkuar tek ky vendi këtu (tregon me gisht) dhe matanë ishte një burrë rreth 65 vjeç, po peshkonte edhe ai. Në ato momente shikoj që vjen një grua me dy kalamaj, në cep të urës. Duke kaluar avash avash u hodh direkt në lumë. Njërën nga vajzat e kishte në krahë dhe hodhi në lumë, dhe tjetrën e kapi prej flokësh. Në ato momente hoqa telefonin nga xhepi, u zhyta e eca tre metra me not, ia kam hequr njërën gocë nga duart”,- tregon ai për Report Tv.

 

I riu mund të quhet pa frikë hero, tregon ndër të tjera, se pasi i ka shpëtuar, vajzat kërkonin të mos ndaheshin nga nëna e tyre.

“Gocën tjetër e kishte zhytur me kokë në ujë. Kur e nxora mu duk komplet e mbytur, i bëra frymëmarrje artificiale. Më ndihmoi edhe një qytetar i dorës rome. Kur gruaja doli tentoi t’i mbyste edhe me thonj vajzat, tentoi edhe në sy të policisë”,- shton ai.

 

Donte të mbytej edhe vetë?

Po, po u zhyt me dy fëmijët edhe ajo.

Çfarë thoshte?

Ajo thoshte vajzat janë të miat do t’i mbys, do bëj ç’të dua me to. Më lini se bëj ç’të dua me to. Ato ishin dy engjëj, të vogla e  të bukura.

Vajzat kërkonin ndihmë?

Kur po telefonoja në polici ato thoshin mos na ndani nga mami, nuk e ka fajin mami

Ju vetë si u ndjetë?

I shokuar, normal të shohësh dy engjëj të vegjël duke u mbytur

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 16/08/2018 21:51

    Po si i thoni Bravo këtij Djalit ju Komentues , pa i marr mendimin Fredi 'DEMAGOGUT' ?!? Ju duhet ti merni njëherë mendimin Fredi 'GJITHOLOGUT' dhe pastaj duhet të shprehni mendimin tuaj !!?? Kuptuat apo JO ????!!!,

    Përgjigju
  • nardi: 16/08/2018 18:23

    Bravo ketij djali dhe atij njeriut tjeter Heronj jeni O RAMA DUAN PUNNE NJERZIT TE PUNOJNE MOS TE PERFUNDOJNE TE VRASIN NJERI TJETRIN NGA STRESI SE NUK USHQEHEN DOT BOLL RRUGULLOVE RRUGE. KISHTE DISA FABRIKA XHAXHI ENVER. TE PAKTEN HAP. 2 OSE 3 Te TILLA PSH FABRIKA E SHEQERIT NE KORCE.

    Përgjigju
  • rrofsh: 16/08/2018 16:59

    JE I MADH. BRAVO, BRAVO, BRAVO. TE LUMTE. NUK KAM FJALE TE TE LAVDEROJ. ZOTI TE NDIHMOFTE NE JETE TE JETEVE TY DHE GJITHE TE AFERMEVE TE TU. NJE ROMAN DHE NJE FILM MUND TE BEHEN PER JETEN E KESAJ GRUAJE DHE FEMIJVE TE SAJ, DHE NATYRISHT NJE ROL KRYESOR DO TE JETE EDHE JETA DHE XHESTI YT. KA EDHE SHQIPERIA NJEREZ TE MIRE...

    Përgjigju
  • All: 16/08/2018 15:26

    Rob zoti, te lumte.

    Përgjigju
  • Erik: 16/08/2018 15:17

    Dhe jo vetem ti, por edhe burri tjeter qe ju ka ardhur ne ndihme. Meritoni te dy gjithe miresine dhe respektin e shqiptareve.

    Përgjigju
  • Erik: 16/08/2018 15:15

    Bravo djale, je hero!

    Përgjigju
  • Emin subashi: 16/08/2018 15:07

    Prokurorija e rrethit gjygjesor Fier,duhet filloj hetimet per ish bashkeshortin apo bashkjetuesin e neses dy vajzeve binjake,qe tebtoj te vetvritej bashke me dy vajzat.Fal veprimit heroik e human te nje qytetari firak qe i shoetoj tre jet njerzish.Organi i akuzes duhet te hetoj rreth kesaj ngjarje makaber te mbetur ne tentativ.Nerase gjen fajtor ish bashkeshortin apo bashkjetuesin e kesaj nenes dy vazjzeve binjake per ushtrim dhune ne familje duhet ti kerkoj Gjykates denimin e tij maksimalisht ne baze te Nenit 130/a/ K/penal.Qytetari nga Firi i cili shpetoj jeten e ketij personazhi me tre viktima duhet shperbly nga Qeverija Rama,ndersa Bashkija Fier duhet ta shpall ate qytetar nderi.

    Përgjigju
  • redi: 16/08/2018 14:51

    Vetem thjeshtesia dhe shpirti human i ketij djali tregon se njerezit e mire vuajne dhe halet kaperdisen me milionat . Bravo mer djale dhe zoti te ndihmofte

    Përgjigju
  • Andi: 16/08/2018 14:33

    ketij cunit duhet ti njihet gjithe kjo sakrifice qe ka bere, sepse ka qene nje ndihme e pacmuar

    Përgjigju
  • Miti: 16/08/2018 14:26

    Me kete djale duhej te hapeshin emisionet e lajmeve sot, minimalisht.

    Përgjigju
    • Beni: 17/08/2018 00:01

      Ky djali me pas qen ne itali minimumi kishte marr nje medalje nga shteti Dhe dyrekt ishte punsuar ne nje institucion te lart shteteror.Une e pershendes dhe i uroj gjdo te mir.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë