Flet Mhill Fufi: Nuk kam pasur
asnjë informacion për atentatin 

Flet Mhill Fufi: Nuk kam pasur<br />asnjë informacion për atentatin 
TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike Mhill Fufi reagoi publikisht tre ditë pas deklaratave të deputetit të përjashtuar nga PS Tom Doshi, ku thotë se nuk ka pasur asnjë dijeni se për “kokën” e tij ishin paguar para. Në fakt reagimi i tij ishte lajmëruar një ditë më parën dhe interesi publik për të mësuar qëndrimin e tij ishte i lartë. Por ndryshe nga sa pritej, Fufi nuk është shfaqur në publik, por reagimi i tij ka ardhur në redaksitë e mediave përmes një deklarate zyrtare të shkruar nga Partia Demokratike. 

Duke cituar deklaratat e Doshit, se kryeministri Rama, kryeparlamentari Meta dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prej 6 muajsh janë vënë në dijeni nga ish-deputeti socialist për një atentat të mundshëm ndaj Doshit dhe Fufit, deputeti demokrat thotë se nuk ka pasur asnjë informacion të ndonjë plani për vrasjen e tij.

Deputeti demokrat, për të cilin kolegu Doshi tha se kryetari i Kuvendit kishte porositur para 6 muajsh vrasjen e tij, thotë se nuk është thirrur asnjëherë nga asnjë institucion për këtë skenar. Ai hedh poshte deklaratat se i eshte ofruar mbrojtje fizike.
 
Ndërsa kërkon zbardhjen e kësaj ngjarjeje, deputeti demokrat i qarkut të Lezhës i del në mbrojtje ish-kryeministrit Berisha, kur thotë se: Është shpifje e ulët edhe aludimi sikur në këtë skenar qenkan përfshirë njerëz të afërt me ish-kryetarin e Partisë Demokratike.

Deklarata e plote e Mehill Fufit
Edhe pse rezulton se Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe Ministri i Brendshëm paskan pasur informacion prej 6 muajsh për një plan të eleminimit tim fizik, unë nuk jam thirrur dhe as nuk jam informuar nga asnjë organ apo institucion për këtë skenar.
  
Në këto kushte, hedh poshtë trillimet e bëra nga deputetë të caktuar dhe nga Kryetari i Kuvendit, sipas të cilëve më është ofruar mbrojtje fizike.

Eshtë shpifje e ulët edhe aludimi sikur në këtë skenar qenkan përfshirë njerëz të afërt me ish-kryetarin e Partisë Demokratike.

I bëj thirrje drejtësisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vërë para ligjit përgjegjësit.

Ngjarja është shumë e rëndë dhe kërkon një hetim të thellë objektiv dhe të painfluencuar nga klanet e pushtetit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës