Flet Rudi Hizmo për sherrin e Almeda Abazit me DWTSA: Mendonte se e kishin detyrim ta falënderonin...

Flet Rudi Hizmo për sherrin e Almeda Abazit me DWTSA: Mendonte se e kishin detyrim ta falënderonin...

Rudi Hizmo dhe Almeda Abazi

Me siguri të gjithë e mbani mend sherrin e bujshëm të moderatores dhe modeles, Almeda Abazi, me produksionin e Dance With The Stars Albania, i cili u komentua gjatë nga mediat. Ajo akuzoi produksionin se nuk i kishin paguar shpenzimet në hotelin ku ishte akomoduar së bashku me aktorin turk Tolgahan Sayisman.

Më pas produksioni hodhi poshtë akuzat e Almedës duke publikuar foto të faturave ku dukej se gjithçka ishte e paguar. Por ditën e sotme bashkëprezantuesi i këtij spektakli, Rudi Hizmo ka zbuluar të vërtetën e këtij sherri. Ai i ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ka treguar se Almedës i është paguar hoteli deri në përfundimin e spektaklit por ajo dhe Tolgahan kanë qëndruar edhe 2 ditë më shumë.

Unë nuk e di ekzaktësisht çfarë ka ndodhur, por mesa di Almeda ka qëndruar dy net më shumë, produksioni i DWTS i kishte siguruar çdo lloj gjëje domethënë biletat, qëndrimin në hotel dhe barin. Kur ka mbaruar DWTS ka mbaruar dhe kontrata e Almedës me produksionin kështu që mbaroi dhe detyrimi i DWTS për të paguar hotelin. Por Tolgahan dhe Almeda  edhe pse qëndruan për dy net më shumë, ata ua paguan hotelin , por si duket nga pakujdesia nuk i kishte paguar ujin dhe hekurosjen e rrobave, gjë që normalisht kudo që shkon duhet ta paguash vetë, por Almedës mesa duket ky detaj ju duk pak i çuditshëm, pasi fakti që kishte sjellë Tolgahan falas pa asnjë pagesë, mendonte se e kishin si detyrim ta falënderonin duke i paguar çdo gjë.

Rudi Hizmo

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet