Flori Mumajesi tregon femrën që e çmendi: Kam dashuruar vetëm njëherë në jetë

Flori Mumajesi tregon femrën që e çmendi: Kam dashuruar vetëm njëherë në jetë

Flori Mumajesi

Kohët e fundit kantautori shqiptar është përfolur jashtë mase në mediat rozë. Si fillim këngët e Flori Mumajesit që janë pothuajse të gjitha balada që i dedikohen një dashurie të shkuar, u supozuan që ishin të gjitha dedikime për Elvana Gjatën, ish-të dashurën e tij.

Mbrëmjen e sotme në stuidion e “Kënga magjike”, Flori e sqaroi këtë gjë dhe foli për herën e vetme që ka dashuruar dhe tha: “Ta them njëherë e mirë, përgjigja ime është po, kam rënë në dashuri një herë të vërtetë. Besoj se njeriu një herë dashuron në jetë. Po kam dashuruar dhe nuk ka të bëjë fare me showbiz-in. Jeta ime s’ka filluar dje a pardje dhe nuk mbaron sot.”

Më tej sqaroi edhe thashethemin në lidhje me sëmundjen që këngëtari kishte në mëlçi. “Jam shëndoshë e mirë,”- tha producenti. I pyetur në lidhje me një tjetër aludim që ngritën pothuajse të gjitha mediat, se Mumajesi është babai i fëmijës që sapo ka sjellë në jetë pornostarja me origjinë shqiptare Alby Rydes, këngëtari tha se nuk ka lënë askënd shtatzënë.

Në fund shtoi: Ta them njëherë e mirë, përgjigja ime është po, kam rënë në dashuri një herë të vërtetë dhe nuk ka të bëjë fare me shoëbiz-in. Besoj se njeriu një herë dashuron në jetë, por jeta ime s’ka filluar dje a pardje dhe nuk mbaron sot. Falë disa njerëzve që kam takuar në jetë, më ëshë dashur të ndërtoj mure, që të mos më thyhet më besimi. Janë mure me themele të fortë. Unë vazhdoj të besoj, edhe pse jam zhgënjyer. Ndonjëherë mendoj se është mirë të kesh mure”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

REHAU i prezantoi dritaret e të ardhmes: Pamje drejt një bote më të bukur, më të sigurtë dhe të qëndrueshme

REHAU i prezantoi dritaret e të ardhmes: Pamje drejt një bote më të bukur, më të sigurtë dhe të qëndrueshme