POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Fluks kërkesash për analiza, ASHR shton sportelet dhe zgjat oraret për qytetarët

Foto Ilustruese

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku shprehet se Autoriteti Shëndetësor Rajonal Tiranë ka shtuar numrin e sporteleve dhe turneve për të shmangur vonesat në dorëzimin e dokumentacionit, duke u dhënë kështu mundësinë të gjithë qytetarëve të aplikojnë në kohë për analizat që kërkojnë. 

Njoftim ky i rëndësishëm, sidomos për prindërit që regjistrojnë fëmijët në çerdhe dhe kopshte dhe që duhet të kryejnë analiza specifike pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se tashmë do të kenë mundësi që analizat që merreshin deri në orën 10 paradite t’i çojnë edhe pasdite. ASHR ka shtuar sportelet dhe duke nisur nga dita e sotme është hapur dhe një turn pasdite për pritjen e analizave, me qëllim lehtësimin e fluksit në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.

Njoftimi i ASHR

ASHR shton numrin e sporteleve dhe turneve për menaxhuar fluksin e kërkesave për analiza në prag të fillimit të vitit të ri shkollor Autoriteti Shëndetësor Rajonal Tiranë ka shtuar numrin e sporteleve dhe turneve për të shmangur vonesat në dorëzimin e dokumentacionit duke u dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve të aplikojnë për analizat që kërkojnë.  Përmes një urdhëri të brendshëm udhëzohet që të vihet në funksion të Laboratorit Enterobakter Sporteli Nr 1 së bashku me 2 punonjës shtesë, për të bërë pranimin e analizës Coproculturë për Librezat Shëndetësore krahas ekzaminimeve të rapartit VCT. 

Gjithashtu ASHR ka marrë masat që të vendosë dy specialistë nga sektori i promocionit për menaxhimin e fluksit të qytetarëve dhe informimin e tyre në lidhje me shërbimin që ata do të marrin. Me qëllim dhënien e mundësisë edhe për qytetarët që janë në punë dhe e kanë të pamundur të paraqiten deri në orën 16:00 për të aplikuar për analiza. ASHR ka shtuar një turn mbasdite nga ora 16:00-18:00. Ndërkohë që pranimi i analizave gjatë paradites bëhet nga ora 08:00 deri në 10:00.

a.me.
Komento