Fluksi i emigrantëve/ Dynden në Shqipëri 600 refugjatë nga Siria, Irani dhe Pakistani
Mbi 600 refugjatë të huaj janë futur ilegalisht në Shqipëri vetëm për 3 mujorin e fundit .Nuk kanë munguar edhe rastet ku këta emigrant janë udhëhequr nga shtetas shqiptar të cilët i kanë transportuar nëpër Shqipërisë më pas në Malit të Zi.
Foto ilustruese
Numri i emigranteve të huaj të cilët vijnë nga zonat me konflikt lufte sa vjen e shtohet. Vetëm në tre muajt e fundit në pikën kufitare të Kapshticës janë regjistruar rreth 140 emigrantë të paligjshëm të ardhur nga vende si Siria, Irani, Pakistani etj. Ata kanë kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe janë futur në fshatrat kufitarë, kryesisht Vërnik dhe Trestenik.
Sirianët janë kapur në grupe prej 10 ose 20 personash, të cilët menjëherë shoqërohen në komisariat për marrjen e të dhënave. Pas regjistrimit në Drejtorinë e Emigracionit, këta shtetas nisen drejt qendrës së azilkërkuesve në kryeqytet me mjete të policisë, të shoqëruar nga forcat e rendit.
Një situatë e tillë është prezente edhe në Kakavijë, por numri i refugjatëve që vijnë nga vendet e lindjes është më i madh, kjo shifër sipas një përllogaritje arrijnë deri në 400 persona të cilët janë futur nga kufiri i gjelbër, por shifra zyrtare nuk ka nga drejtoria e kufirit në Gjirokastër.
Nuk kanë munguar edhe rastet ku këta emigrant janë udhëhequr nga shtetas shqiptar të cilët i kanë transportuar nëpër territorin e Shqipërisë më pas në Malit të Zi e për destinacion final vendet e tjera të BE si Gjermania, Austria apo edhe Franca.
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
60.9%
-
Jo
34.8%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 46
Lajme të tjera
-
Greva e sindikatave greke, vijon edhe sot bllokimi në pikat kufitare me Greqinë! Nuk lejohet të kalojë asnjë makinë, vetëm këmbësorët
3 Prill, 08:54
-
Doganierët grekë në grevë, bllokohet kalimi i të gjithë mjeteve në pikat e kalimit kufitar më 2-4 prill
1 Prill, 10:23
-
Kakavija, Tre Urat dhe Qafë Botë do jenë të mbyllura nga 2 - 4 prill! S'do lejohen makinat, vetëm këmbësorë! Shkak protesta e sindikatave greke
31 Mars, 13:14
-
Sekuestrohen mbi 11 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë
30 Mars, 16:09
-
Doganat greke paralajmërojnë grevë më 2-3 prill! Do ‘paralizohet’ lëvizja e kamionëve në Kakavijë, s'ka pengesa për pasagjerët
30 Mars, 10:49
-
NJOFTIM/ Rruga nacionale Kallpaq-Janinë e bllokuar deri në orën 22:00, shkak protesta që po zhvillojnë fermerët
17 Shkurt, 20:25
-
Gjermania ashpërson dëbimin ndaj emigrantëve, ja çfarë parashikohet
4 Shkurt, 15:25
-
Plani për dëbimin e emigrantëve, protesta masive në Gjermani kundër ekstremit të djathtë! I pranishëm edhe kancelari Scholz
27 Janar, 09:50
-
Meloni në Turqi, arrin tjetër marrëveshje për emigrantët
21 Janar, 15:42
-
Makinat e vjedhura në Greqi, hynin lirshëm në Kakavijë, pezullohen 3 efektivë të doganës dhe polici i hetimit të krimeve në Korçë! Arrestohet 'trafikanti' (EMRAT)
21 Janar, 10:22
-
‘20 euro në pasaportë’, nën hetim 40-vjeçari në Kakavijë, tentoi të korruptonte policin
14 Janar, 11:00
-
Fluksi i udhëtarëve, në portin e Durrësit rikthehen lundrimet e dyfishta të trageteve! Në Kapshticë e Kakavijë dalin 10 mijë emigrantë në 24 orë
4 Janar, 15:39