Fluksi i turistëve nga Kosova, 12 mijë shtetas hynë gjatë 24 orëve të fundit

Fluksi i turistëve nga Kosova, 12 mijë shtetas hynë gjatë 24 orëve të fundit

Radhë automjetesh në doganën e Morinës

Udhëtarët nga Kosova që vijnë në Shqipëri për pushime kanë bërë që të krijohen radhë të gjatë automjetesh në kufi. Policia Kufitare e Morinës njofton se po bashkëpunon me anën kosovare, duke aplikuar masa lehtësuese me qëllim shmangien e radhëve të gjatë dhe eliminimin e vonesave për pushuesit. Rreth 12 mijë shtetas kanë hyrë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë me destinacion bregdetin.

“Jemi në pikun e fluksit veror, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku ka një fluks të jashtëzakonshëm. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 12 mijë shtetas. Kryesisht numri më i madh i këtyre shtetasve janë kosovarë, të cilët po udhëtojnë në drejtim të bregdetit shqiptar”, u shpreh në një intervistë Komandanti i Pikës së Kalimit Kufitar në Morinë, Komisar Ermal Haxhi.

Një fluks i tillë nënkupton një shtim të vizitorëve nga Kosova krahasuar me vitin e kaluar, megjithëse për këtë duhet të presim shifrat zyrtare. Masat e zbatuara për lehtësimin e hyrje-daljeve përfshijnë shtimin e numrit të personelit, janë hapur sportele shtesë, gjithashtu është punuar edhe me procedurë të përshpejtuar për t’u ardhur në ndihmë dhe për të mos krijuar radhë të gjata.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'