Fluksi në dogana, Rama: Vitin tjetër pika të përbashkëta me Greqinë dhe Kosovën

Qeveria shqiptare po negocion me homologët e Greqisë për të vendosur pika kontrolli kufitare të përbashkëta, në mënyrë që qytetarët që lëvizin mes dy vendeve të mos presin në radhë të gjata për t’u kontrolluar dy herë. Lajmi u njoftua nga Kryeministri Rama, edhe pse nuk u saktësua nëse plani është vetëm për sezonin e verës apo gjatë gjithë vitit.

Ne jemi dike finalizuar një përpjekje sepse duam të vendosim një pikë të përbashkët kontrolli me Greqinë, me Kosovën po ashtu duhet një pikë e përbashkët për të lehtësuar hyrjet dhe daljet për të mos pasur dy palë kontrolle. Besoj se do të jenë vlerë e shtuar për sezonin tjetër.

Edi Rama

VIDEO/Kryeministrit Rama batuta për turistët e huaj

Iu lutem që në bashkëpunim me ministrin e Turizmit të organizohet një mbledhje e mendimeve tuaja, ju keni qenë terren, keni parë dhe dëgjuar sa janë përmbushur pritshmëritë dhe cfarë ju propozoni se duhet bërë më mirë vitin tjetër dhe si. Këto takime janë për të prekur të gjithë grupet faktorët dhe aktorët e një ekonomike, që është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë kombëtare. Kemi pasur një sezon pozitiv, të suksesshëm, ka qenë më i pastër turistik edhe falë kontributit tuaj, ministrisë, por edhe bashkëpunimit më cilësor me pushtetin vendor. Ka qenë sezoni me më pak plehra, por nuk e kemi zgjidhur problemin e madh të trashëguar, që është kulturor tek ne. Përmbysim Facebook për kundërshtarët e ekipi tonë, por nuk jemi gati të mos e bëjmë pis atdheun tonë. Shqipëria nuk është vend i ndotur nga industria, por është pis për shkak se ne jemi të pa drejtë dhe të pabesë me të. Nuk janë turistët e huaj që hedhin plehrat kudo që iu del nevoja, jemi ne. Në këtë aspekt ka pasur progres këtë sezon, do ta forcojmë këtë komponent të Smile Albania. Ka qenë sezoni turistik më i sigurt, ne ishim në Lezhë dhe dy probleme kryesore që kanë ngritur sezonin e kaluar janë zgjidhur, vjedhjet në hotele, nuk ka pasur asnjë rast, ka qenë një organizim i shkëlqyer me policinë, dhe problemi me energjinë. Në Shëngjin energjia ka ikur vetëm një herë për 20 minuta. Kemi pasur një sezon ku një organizim komplet ndryshe ka dhënë rezultate. Ka qenë sezoni më i sigurt, përjashto atë hatanë, masakrën e Vlorës dhe shifrat janë shumë domethënëse, sikur ka qenë më i sigurti turistik nga pikëpamja e detit, deri vitin e kaluar numëroheshin shumë aksidente tragjike, këtë vit numri është ulur. Nuk ka pasur probleme me motorët e ujit, këtë vit kanë qenë i disiplinuar, apo zhurmave, oraret e mbylljes së muzikës së lartë janë respektuar. I gjithë sistemi i përforcimit me pikat e urgjencës ka funksionuar mjaft mirë. Ka qenë viti me larminë më të madhe, ka pasur 500 aktivitete. Atyre që thonë cmimet janë të larta, iu them, se turistët e huaj thonë se pushimet janë të lira, ndërsa shqiptarët që komentojnë thonë Shqipëria është e shëmtuar dhe ata që shërbejnë janë për tu vrarë, tani ose turistët e huaj janë në efektin e drogës ose pastaj ka një problem me vetë këta që komentojnë. Çmimet i vendos tregu dhe jo unë. Numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të pushojnë jashtë është rritur, kjo tregon rritje të fuqisë së konsumit, që të shkojnë diku tjetër jo se është më lirë, të paktën në Mesdhe. Duam të vendosim një pikë të përbashkët kontrolli me Greqinë, me Kosovën po ashtu për të lehtësuar hyrjet dhe daljet për të mos pasur dy palë kontrolle. Besoj se do të jenë vlerë e shtuar për sezonin tjetër.

Edi Rama

VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:19
‘Hidheni në ujë se e zuri gjumi, mua më dëgjoni edhe po të hapni frigoriferin’/ Batutat e Ramës te Gjiri i Lalzit (VIDEO)

Gjatë takimit në Gjirin e Lalzit nuk munguan as batutat e kryeministrit Rama me të rinjte e “Smile Albania”. Në mbyllje të takimit ai falënderoi të pranishmit për rezistencën për ta dëgjuar, nisur edhe nga temperaturat e larta, ndërsa njërin sipas tij e zuri gjumi.

Unë ju falënderoj, e fillova me rezistencën po e mbaroj me rezistencën, përveç njërit atje që duhet ta çoni në ujë sepse e zuri gjumi, ju të tjerët jeni në super formë pavarësisht diellit dhe të më dëgjonit mua,  që më dëgjoni edhe po të hapni frigoriferit

Edi Rama

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji