Lënia e shtetësisë, shqiptarët 'arratisen', italianët emigrantë në Shqipëri

Pas rënies së numrit të lindjeve, Shqipëria po përballet me një tjetër problem lidhur me pakësimin e popullsisë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në vitin 2017, kërkesat e shqiptarëve për të hequr dorë nga shtetësia e tyre janë rritur me rreth 30 për qind. INSTAT bën të ditur se një vit më parë, 651 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Ndërkohë, në rritje kanë ardhur edhe kërkesat e të huajve për të marrë shtetësi shqiptare. Bazuar në të dhënat e INSTAT, në vitin 2017, 316 persona të huaj kanë fituar shtetësi shqiptare.

Të dhënat e fundit të INSTAT për të huajt dhe azilkërkuesit në Shqipëri nxjerrin në pah në një fenomen të ri lëvizjet e popullsisë që jeton në vendin tonë. Ndërsa vitet e fundit vala e shqiptarëve që po largohen nga vendi për të siguruar një jetë më të mirë nuk ka të ndalur, qindra emigrantë të tjerë, kryesisht nga vendet europiane, por edhe aziatike e afrikane po vijnë në Shqipëri. Bazuar në të dhënat e INSTAT, mbi 9 mijë të huaj kanë aplikuar për leje qëndrimi në vendin tonë gjatë vitit të shkuar. Pas iranianëve, me 1963 aplikime, italianët zënë vendin e dytë për kërkesat e larta për të marrë leje qëndrimi në vendin tonë. Në vitin 2017, 1779 italianë kanë aplikuar për leje qëndrimi në Shqipëri.

Pjesa më e madhe e të huajve që kërkojnë leje qëndrimi në vendin tonë, kanë si arsye kryesore punësimin. Një pjesë e konsiderueshme e kërkesave bëhet edhe për bashkim familjar, qëllime humanitare dhe studime. Gjatë vitit 2017, rreth 13 mijë të huaj kanë jetuar me leje qëndrimi në vendin tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale