FNSH aksion në Lushnje, sekuestrohet kokainë, prangoset pronari i një lokali

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer operacione të befasishme mbrëmjen e djeshme në Lushnje duke kontrolluar disa lokale dhe objekte të tjera, ndërsa u godit një rast i shpërndarjes së drogave të forta. Nga operacioni u sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike kokainë, ndërsa u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, Redjon Caushi 24 vjeç, banues në Lushnje.

Në lokalin "Bar lloto" në pronësi të tij në qytetin e Lushnjes nga kontrollet u gjetën të fshehura në një vend të përshtatur në mur 12 doza lëndë narkotike të dyshuara kokainë, ndërsa Report Tv publikon edhe pamjet e operacionit. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një shkop gome i ngjashëm me atë që përdorin punonjësit e policisë.Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje po bëhet sekuestrimi i lokalit të përshtatur për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.M. 25 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet 1 dozë me lëndë narkotike kanabis. Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 12 persona. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo e shitja e armëve të ftohta" parashikuar nga Nenet 285/a, 283/1 dhe 279 të Kodit Penal.

Muajt e fundit në Lushnje dhe Divjakë janë realizuar disa operacione për të arrestuar autorët e vrasjes së tetorit të 2017, Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, të cilët akuzohen se ekzekutuan Jurgen Hoxhën dhe Samir Latifin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • J.C.: 28/09/2018 14:21

    bravo policia gjithe ajo zhurme per nje qese hashash dhe nje shkop gome... bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë