'Forca e Ligjit' dhe siguria në plazhe, Xhafaj takim me strukturat e policisë në Vlorë

'Forca e Ligjit' dhe siguria në plazhe, Xhafaj takim me strukturat e policisë në Vlorë

Xhafaj gjatë një takimi me strukturat e policisë në Vlorë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë, ku në fokus janë masat policore dhe trajtimi i problematikës që lidhet me mbarëvajtjen e sezonin veror.

Ministria njofton se në takim u diskutua edhe mbi masat për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedentë penalë. Gjithashtu, Xhafaj ka dëgjuar edhe ecurinë e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit".

Ministri Xhafaj inspektim edhe në Portin e Vlorës, ku këto ditë ka fluks udhëtarësh për shkak të pushimeve verore. Policia Kufitare edhe në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur radhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve

Ministri kërkoi nga autoritetet policore në Port, një shërbim më të mirë dhe komunikim më etik, marrë shkas nga disa njoftime të qytetarëve në Komisariatin Dixhital dhe mesazhe dërguar atij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emanuel: 06/08/2018 20:01

    U be viti i 5 qe vij ne vlore per pushime po me then te drejten si kete vit ska qen asnjeher. Cmimet me mire, trafiku me i kontrolluar, plazhet me te pastra, policia kalon ne cdo plazh edhe ne shetitore dhe te jep nje ceshtje sigurie sidomos per femijet tamam sikur je jasht shtetit.

    Përgjigju
  • Alekta: 06/08/2018 19:59

    Une jom prej Gjilanit te Kosovs. Qaty ne Vlore ma vodhen valixhen, ce pa kalu krejt 24 oret ma zgjidh policia mor. Ma solli valigjen me krejt sendet.

    Përgjigju
  • Emigrant: 06/08/2018 01:56

    Shume per tu habitur akoma XHAFAJ qenka minister ME TONELATAT E KANABISIT QE PO KAPEN NE ITALI CDO JAVE

    Përgjigju
  • Nonoshi: 05/08/2018 18:39

    Erdha pardje nga brindisi ne vlore une. Sportelet funksiononin te gjitha. Me dhane edhe nje broshure informuese ne port. Paskan ndodhur ndryshime ktu ne Shqiperi, sidomos tek policia qe eshte fytyra e shtetit.

    Përgjigju
  • Livia Tusha: 05/08/2018 18:36

    valaj te kenaqur jemi nga rendi dhe siguria ne volre kete vit. Ndryshe nga vitet e tjera e shikjme dhe ne rruge nje mireadministrim te rruges.

    Përgjigju
  • ari: 05/08/2018 18:29

    Sezonin veror 3 muaj e kemi ne në Vlore po ajo qe me vjen mire mua eshte qe policia kete vit ju ka rene kokes ktyre tipave te fort qe benin si sherifa. Me pak fjale e kane mar rendin ne dore edhe pee kete i them hallall.

    Përgjigju
    • Bokja: 05/08/2018 22:30

      Te fortet e droges jane bere pronare rezortesh e lokalesh luksoze. Te tjeret jane dele. Ti si refugjat qe je kalo edhe nga rezorti im te te qeth mire para se te kthehesh

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë