Formim versus informim ose ‘bëj lajm’ versus ‘jap lajm’

Formim versus informim ose ‘bëj lajm’ versus ‘jap lajm’

Foto Ilustruese

Nga Dr. Entela KOMNINO

Parulla që sulmonte informacionin para viteve ’90 në Shqipëri mund të duket humor sidomos për faktin që ndodhte mu në zemrën e medias së shpallur atëherë si propagandë.  Kur më duhej të hartoja një studim që më pas u botua si libër për historikun dhe filozofinë e lajmit televiziv në Shqipëri ( ’30 minutat e darkës ‘20’, i vetëm ende pas më shumë se 20 vjetësh), gjetja e kësaj filozofie vepruese tingëllonte gati rutinë në gjithë sistemin e propagandës dhe në një radhë të vetëkuptueshme me parullat e tjera që shkruheshin në mure dhe i kujtonin të gjithëve kufijtë e mendimit e të jetesës. 

Por ishte krejt e habitshme nga nga tjetër se si një studiuese gjermane e medias, kishte mbërritur në një të vërtetë të realitetit mediatik shqiptar, jo pas studimit të tij, por të skemës se si funksiononte media në shoqëritë me ekonomi të planifikuar. Në këto vende përfundonte ajo ‘nuk mund të ngresh pyetje për përgjigjet e dhëna (transmetuara)!!!! Më shumë se 21 vjet më parë, ky krahasim nuk prodhonte kureshtjen e sotme sepse përmbysja ishte aq e madhe dhe realiteti i ri ende i shpejtë për të kuptuar efektet e një kushtëzimi të ndryshëm mendor shoqëror. 

Edhe më humoristike për brezin e sotëm do të ishte të kuptonin se si jepej pa pyetur a besohej, se një njeri tregohej të punonte për një kohë që ishte 20 vjet pasi jepej lajmi, kur ai ndoshta nuk jetonte më. Ky lajm i shikuar në Shqipërii stilit ‘ai do të thoshte’, sillte rutinë, në vend të informimit dhe si realitet pa pyetje, një model që prekte me skemën e transmetimit të propagandës deri kufijtë e të ndodhshmes; është e vërtetë sepse është transmetuar. Një tjetër studiues arsyeton se “forma e lajmit” në këto raste është “përshpejtimi i historisë”, dalë si “rezultat semiotik”. Realiteti i shifrave të sistemit të dikurshëm ekonomik ka prodhuar mbi emulacionin Heroin, pa asnjë bazë reale me të mundshmen, madje edhe të atyre shifrave, duke bërë që koha si cilësi e realizimit të shifrave të përshpejtohet vetë, dhe të “arrijë të jetohet” nga individë që nuk ishin aq vjec sa tregonte realizimi i planit. 

Buzëqeshja që shkakton ky përfundim vetëtimë, ndërsa realiteti partiak mediatik prodhonte brenda lajmeve në Shqipëri atë që Hollivudi e prodhonte si hero fantastik në filmat fantastiko – shkencorë, ka qenë në fakt vuajtje për shumë breza historikë në Shqipëri, 50 vjet pas luftës së dytë botërore. Edhe pse takimi i televizionit me publikun shqiptar ka qenë që në kohën e transmetimit të parë në botë; Revista “Minerva” e 15 qershorit 1933 me foto shpjegon në legjendë se c’do të thoshte një figurë e riprodhuar që lëvizte, dhe transmetimi i parë televiziv në Shqipëri njoftohet nga “Zëri i popullit”, më 1 maj 1960, modeli përcjellës i lajmit televiziv reflekton gjetjen fiktive të vetvetes, sipas rrethanës dhe mundësisë për transmetim.

‘KUSH transmeton ÇFARË’ në kushtet e një globalizmi mediatik si ai I rrjeteve sociale, I ngjan në Shqipëri përpjekjes për heroin e ndryshëm të lajmit mëse të njëjtë, ku bie edhe kalaja e fundit mediatike ajo e versusit. Nga lajmet e llojit ” Katër kolektiva punonjëse e presin me entuziazëm fitoren e popullit kamboxhian”, të një ekrani kryesisht pa ngjyra me shikues ‘një aparat’ për 15 banorë, thirrja “Ju flet Tirana!”, ku “në radhë të parë figura është pasqyrimi i një synimi të caktuar politik”, sfidon filtrën masive të kontrollit të dikurshëm (përfshi edhe atë kulturor) ‘po japim lajmet’ me ‘bëj lajm’. Rreziku që lajmi edhe mund të mos ndodhë fare në atë mënyrë, por sforcohet në syrin e madh të medias të ndodhë për t’u komentuar më pas sipas interesave të transmetuesit, vërteton studiuesin tjetër Schuman që e quan këtë fenomen ‘fshehja e pozitës së vërtetë të interesave’, duke bërë fjalë për përdorimin ideologjik të gjuhës.

Edhe pse mund të duket e pamundur, ai që bën lajmin sot, para ose pas kamerës, para ose pas statusit në FB, fsheh pozitën e vërtetë të interesave, vërteton Shuman. Në këtë pikë vjen në diskutim objektiviteti për të cilin Paetzold përfundon se “nuk është ende lajm nëse përmend persona, vende e modalitete të një veprimi, ngjarjeje ose procesi politik…objektiviteti lidhet me arsyen se përse dicka e shpallur në media është relevante dhe kjo më tej me atë që ka interesa për ta shpallur këtë”. Kjo është pyetja që mund të zbërthente lajmin televiziv të kohës monoiste të tipit “Kinemaja Tefik Lapani tejkalon detyrat e planit” ose, si shkruhen titujt e lajmeve shumëdiatike sot për t’u klikuar me çdo kusht në përmbajtjen që s’ka lidhje as me lajmin vetë e me shumë gjasa as me ngjarjen. 

Realiteti që nuk e kam gjetur as tek ndonjë nga para-, mes-, ose pas trajnimet më të mundshme të gazetarëve në Shqipëri, është në fakt thelbi i një gjendjeje që tregoi të jetë veprues në gjithë prirjen mediatike në vend, të dukur spontane për transformim për ta vënë fjalën e lirë të kushtetutës, ‘nënë thundrën e përdhunës/anës Vjosës, anës Bunës’. Dhe ç’është më e keqja nga vetë formimi. 
Duke mos pyetur më se nga vijnë gazetarët, etalonët e mundësisë së shfrenuar për informim i shpërdoruan infon dhe formimin në mënyrë më sistematike se formimi propagandistik i dikurshëm sipas stilit ‘lajm ësht ai që kuptoj dhe dua unë’ duke lënë në treg vetëm versusin, si lajm dhe diskutim. Rastet mbërrijnë deri atje sa p. sh., shkruajnë ose citojnë me gabime drejtshkrimore edhe një shkrim për nevojën ndryshimit të drejtshkrimit (që në fakt e thonë ndryshimi i gjuhës!!!) në shekullin e automatizimit të shkrimit.

Hickethier që thotë se fazat e asgjësojnë njëra-tjetrën në atë masë që zëvendësojnë cilësinë e funksionit, na ndihmon të kuptojmë se si ka ndodhur e po ndodh lajmi I shikuar në Shqipëri. 

Cilësia e funksionit e lajmit të shikuar, 28 vjet pas ndryshimeve të premisës shoqërore e politike, ka reflektuar dy prirje orientuese; fillimisht imitimin e sistemit global të informimit me burim perëndimin duke “dhënë” thuajse cdo gjë të arritshme teknikisht për lajm duke filtruar vitet e fundit sipas interesave të atyre që mbajnë mediat. Nga ana tjetër globalizimi përmes teknologjisë ka vazhduar të ushtrojë presion mbi performimin e informacionit sa dhe shfaqjet e informimit në rrjetet sociale, që po përmbysin “perandorinë” e rutinës kohore të edicioneve të lajmeve. Duke kaluar nga “përgjigjet pa pyetje” tek bashkëveprimi teknologjik-shoqëror për drejtim të globalizuar të lajmeve, me rënien ndjeshëm të situatës me pyetjen thuajse zhargon; “E ka dhënë Tirana?” mbetet sërish pyetja tjetër; “Kush ka interes të fokusojë relevancën e lajmit përmes editorialit të transmetimit?”

Për nga origjina e saj, por dhe perspektiva e planifikuar, kjo është një pyetje që sfidohet shumëfish tani kur analiza e legjislacionit shqiptar përkah atij europian është bërë e pakthyeshme. Përmasa e lejuar e lajmit e dalë nga 30 vjet detyrim-përcaktim monopartiak që shuante ose pengonte perceptimet e ndryshme të publikut, bashkë me sfidën marramendëse të teknologjisë që me faktorë të tjerë po ndikojnë pashmangshëm një pjesë publiku, shohin nga rregullime europiane me një shpresë të vetme: atë të kthimit edhe të medias në familjen e shoqërive me treg të lirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës