POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Formula 1', Hamilton i prish festën dhe makinën Ferrarit në shtëpi, vendos incidenti me Vettel (VIDEO)

Momenti i përplasjes së Vettel dhe Hamilton

Çmimi i madh i Italisë në "Formula 1" shkon për britanikun, Lewis Hamilton i cili fiton një garë të luftuar në mënyrë të egër. Në shtëpinë e Ferrarit, vetëm për skuderinë italiane që nuk ka festë, "falë" mungesës së vëmendjes së gjermanit Sebastian Vettel në fillim të garës.  

Një kontakti Vettel me ish-shokun e tij të skuadrës vendosi një garë decizive për Botërorin e Formula 1: Hamilton i depërton nga jashtë Vettel që në tentativë për të mbrojtur pozicionin dëmton makinën dhe bën rrotullimin në pistë pas kontaktit me makinën e rivalit. Nga i pari në të fundit për gjermanin ishte mision i pamundur dhe shprehja e përdorur në radio nga gjermani “budalla ku doje të kaloje” është vetëm inat për gabimin e bërë nga vetë Vettel.

l.q./b.ha.
Komento