Foshnja e pajetë u gjet brenda një çante të zezë, policia kërkon prindërit. Në sitë edhe klinikat private (Detaje)

Foshnja e pajetë u gjet brenda një çante të zezë, policia kërkon prindërit. Në sitë edhe klinikat private (Detaje)

Koshi afër të cilit u gjet foshnja e pajetë

Një ditë pasi një foshnje e pajetë, e mbështjellë me çantë të zezë u gjet pranë një koshi mbeturinash në zonën e Laprakës në Tiranë, të tjera detaje mësohen për ngjarjen.

Report Tv mëson se policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një vrasje, apo me një vdekje gjatë lindjes. Gjatë ditës së sotme, hetuesit kanë nisur kontrollet nëpër disa klinika private në rrugën ‘Azem Galica’ në Laprakë, për të vërtetuar nëse foshnja ka lindur në ndonjë prej tyre, apo në shtëpi. Në këto klinika ka dyshime se kryehen aborte dhe lindje të jashtëligjshme. Këto klinika janë kthyer në një shqetësim të madh jo vetëm për abortet e paligjshme, por edhe për faktin se në disa raste ato marrin përsipër të bëjnë edhe lindjet.

Në rastin konkret, hetuesit dyshojnë se foshnja mund të jetë mbytur, ose gjatë lindjes së saj ka pasur komplikacione ç'ka mund të kenë shkaktuar edhe vdekjen. Është i dyshimtë edhe fakti pse nëna e foshnjës nuk ka zgjedhur të lindë në maternitet. Kjo rezulton nga verifikimet në dy spitalet e kryeqytetit.

Policia po heton po ashtu për të zbuluar nënën e foshnjës si dhe personin që e ka lënë trupin e pajetë të bebes pranë koshit të mbeturinave. Zbulimi i këtij të fundit, siç mëson Report Tv do të jetë i vështirë, pasi një market që kishte kamera sigurie kishte mbyllur qepenin një ditë më parë.

Ngjarja

Kanë qenë banorët e zonës së Laprakës ata që panë një ditë më parë pranë koshave çantën e dyshimtë, e cila u hap kur mbërriti policia. Ata janë tmerruar kur kanë parë brenda çantës së zezë beben e porsalindur, të gjinisë femër, të pajetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Justice: 03/09/2018 19:30

    Cfare mund te thuash?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin