Foshnja ndërroi jetë në inkubator, bluzat e bardha të Spitalit Rajonal Berat nën hetim

Foshnja ndërroi jetë në inkubator, bluzat e bardha të Spitalit Rajonal Berat nën hetim

Spitali Rajonal i Beratit

Familja e një foshnjeje 10 ditëshe që ka ndërruar jetë përpara dy ditësh në maternitetin pranë Spitalit Rajonal të Beratit, ka denoncuar në Prokurori bluzat e bardha të këtij materniteti. Report Tv raporton së denoncuesit janë personat me inicialet K.SH dhe T.Z, respektivisht 50 dhe 52 vjeç, banues në Berat.

Foshnja kishte lindur nën peshë, e për këtë arsye mbahej në inkubator. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të miturës, ndërkohë që kanë filluar hetimet ndaj bluzave të bardha të këtij spitali.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale