FOTO/ Dhunohet në qendër
të Prishtinës gazetari i njohur

FOTO/ Dhunohet në qendër<br />të Prishtinës gazetari i njohur<br>
Kryeredaktori i Gazetës Insajderi Vehbi Kajtazi është qëlluar me grushte në mes të Prishtinës. Sulmi ka ndodhur në një nga lokalet në qendër të Prishtinës.

Një person i panjohur e ka sulmuar Kajtazin, derisa ishte duke u larguar nga lokali. Policia e Kosovës ka ndaluar një të dyshuar, i cili është identifikuar si Faton Ramadani.

Policia e Kosovës, pas intervistimit të personave që kanë qenë bashkë në tavolinën me sulmuesin e Vehbi Kajtazit, e kanë shoqëruar për në polici Faton Ramadanin.

Faton Ramadani njihet si mik i afërt i Milaim Zekës, deputetit të Nismës për Kosovën, i cili është përfolur në shkrimet e publikuara ditëve të fundit nga Gazeta Insajderi.

Gjendja e shëndetësore e Kajtazit është e mirë ndërkohë që është dërguar në QKUK. /Insajderi.com

dhunohet gazetari

vehbi kajtazi

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë