POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

FOTO EKSKLUZIVE/ ‘Babalja’ i buzëqeshur krah avokatit pak minuta pas lirimit nga Policia e Kosovës

Albert Veliu

KOSOVË– Pas lirimit të Albert Veliut, i njohur ndryshe si "Babalja", rreth 24 orë pas ndalimit nga policia e Kosovës, një foto e tij, ku ai duket i buzëqeshur krah avokatit të tij ka mbërritur në redaksinë e Report Tv. Në foton e mëposhtme duket qartë Veliu së bashku me  avokatin e tij, Tom Gashi.

Veliu dhe avokati i tij

Albert Veliu u ndalua një ditë më parë në një kamp azilkërkuesish në Prishtinë, pas lëshimit të urdhërporosisë nga drejtësia shqiptare për arrestimin e tij, pasi ndaj "Babales" ka një masë arresti me burg për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm të kufirit.  

"Babalja" akuzohet se bashkë me kunatin e tij, Fredi Alizoti inskenuan përgjimin "Babalja 1", ku në një audiopërgjim pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bënte pazare droge. 

ke.mu./b.ha.
Komento

Komente

  • Loku: 12/10/2018 19:18

    Mos vall jan gjykatat tona që komandohen nga lart. Shpejt do vi dita që do dalin të vërteta fjalët e këtij zotëris.

    Përgjigju
  • Shunden-Bunden: 12/10/2018 19:06

    Qesh BABAHALJA... por thone qe ka blere dhe nje çante me sapuna ne Kosove.

    Përgjigju