FOTO/Ëndrra e vjetër e qyteteve
lundruese së shpejti një realitet

FOTO/Ëndrra e vjetër e qyteteve<br />lundruese së shpejti një realitet<br>
Qytetet lundruese në det kanë qenë prej kohësh një ëndërr për arkitektët, tashmë bashkësia e parë e lundrimit në botë do të marrë formë në ujrat e një lagune në Tahiti.

Blue Frontiers, një ndërmarrje me bazë në Singapor, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me qeverinë Polineziane për të ndërtuar një fshat lundrues me një kosto prej 60 milion dollarësh në anën jugore të ishullit kryesor të Tahitit dhe pritet që punimet të fillojnë në vitin 2020.

"Fshati do të shërbejë si vend testimi për teknologjitë që do të nevojiten për të krijuar komunitete shumë më të mëdha lundruese", thotë Joe Quirk, president i Institutit Seasteading, një organizatë jofitimprurëse me bazë në San Francisko.

Instituti shpreson që një ditë të krijojë qytete lundruese në shkallë të gjerë që mund të lulëzojë jashtë ujrave territoriale të kombeve ekzistuese.

Fshati lundrues i Tahitit do të strehojë rreth 200-300 persona të cilët do të jetojnë dhe punojnë në hapsirën prej 7500 metra katrorë.

Quirk pret që fshati lundrues të lulëzojë përmes një kombinimi të eko-turizmit dhe industrive të reja ujore si bujqësia e algave dhe fuqia e valëve.

"Ne do të kemi apartamente, do të kemi institucione kërkimore, do të kemi edhe një restorant nënujor. Do të jetë një atraksion turistik, ju do të zbrisni në bodrum e do të shikoni nëpër muret e xhamit dhe do të shihni jetën e detit. Do t'i prezantojmë njerëzve se si shoqëritë lundruese mund të jenë ekologjike”, shprehet Quirk.

Nga distanca fshati lundrues do të duket pothuajse si një ishull natyror, me një "çati të gjelbër", do të ketë edhe kopshteve që gjithashtu do të ndihmojnë në filtrimin e ujërave të ndotura. Ndërtesat do të ndërtohen me materiale të ricikluara aty ku është e mundur, duke përdorur në mënyrë të gjerë materialet e rinovueshme lokale, siç është druri i kokosit dhe materiale të tjera.

[gallery]24817[/gallery]

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rrëfimi i një gjyshi:  Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur

Rrëfimi i një gjyshi: Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur