POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Fshati Zogaj, thesari turistik mes madhështisë natyrore dhe freskisë së alpeve ( FOTO)

Të rinjtë në alpet shqiptare

Shqipëria është një thesar turistik e cila ka shumë për të zbuluar. Vendet turistike për tu eksploruar nga turistët vendas dhe të huaj janë të shumta nga deti tek mali, nga lumi tek liqenet dhe natyrat e qeta deri tek ato të egrat dhe të paprekura. Veriu i vendit tonë ka vende në të cilat pushuesit mund t’i largohen vapës mbytëse të gushtit, ku një ndër to është dhe një thesar i vogël që ndoshta shumica e vizitorëve se kanë eksploruar ai është fshati Zogaj.

Ndodhet vetëm 7 kilometra larg qendrës së Shkodrës në këmbët e Taraboshit dhe në liqenin e Shkodrës. Një fshat që prej shekujsh njihet për peshkimin, bimët medicinal, natyrën e virgjër dhe veçanërisht për klimën alpine që ka. Nuk ka pluhur makinash, nuk ka zhurma dhe nuk ka ndërtime që e kanë shkatërruar faunën dhe florën e zonës. Studiuesit mendojnë që në atë zonë kalon një rrymë ajrore e alpeve .Prej kohësh këtë fshat, e kanë vizituar familje të cilat fëmijët e tyre kishin problem shëndetësore dhe pas pak kohësh përmirësimet kane qenë të dukshme, kjo për arsye të klimës që ka, malit me sherbelën e zonës dhe shumë bimë medicinale që përhapen në ajër.

Në këtë zonë mund të bëhen udhëtime me biçikleta dhe eksplorime në shtigjet e malit të Taraboshit që shkojnë afër fshatit Skje në Malin e Zi.Të rinjtë e EKO Mendje po i bëjnë një promovim të mrekullueshëm disa prej atraksioneve më të bukura të vendit tonë./ata

a.me.
Komento