FOTO/ Miliarderët i zë frika nga luftë bërthamore, ndërtojnë bunker në Zelandën e Re

FOTO/ Miliarderët i zë frika nga luftë bërthamore, ndërtojnë bunker në Zelandën e Re

Foto e projektit të bunkerit

Zelanda e Re është një vendë që  konsiderohet si një oaz mbijetesë në rast të ndonjë apokalipsi bërthamor që mund të ndodhi në vitet në vazhdim.

Mirëpo e gjithë kjo i ka shtyrë shtatë miliarderë nga Silicon Valley, të cilët janë të gatshëm të paguajnë ndërtimin e një bunkeri gjigand për të shpëtuar kokën e tyre nëse ndodh lufta bërthamore.

Kompania që po merret me ndërtimin është Rising S Jerry Lynch, raporton portali i Zelandës së Re, Hauraki.

Menaxheri i përgjithshëm i kësaj kompanie ka shpjeguar  pse Zelanda e Re është destinacioni ideal për mbijetesë.

Zelanda e Re nuk është armiku i dikujt, nuk është një objektiv në rast të një lufte bërthamore, as ndonjë luftë tjetër, është një vend ku njerëzit mund të gjejnë një vend të fshehtë.

Ka njoftuar Lynch për Bloomberg.

Ndërtimi i projekti kap vlerën prej 11.5 milion dollarësh.

Gjithashtu bëhet e ditur se të shtatë njerëzit e pasur nuk janë të gatshëm të flasin me mediat në lidhje me këtë projekt, por disa detaje janë të njohura, si për shembull se ata do të jenë në gjendje që të hyjnë në bunker direkt nga jahti apo avioni.

Foto e projektit të bunkerit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri