FOTO/ Pamjet e fabrikës së riciklimit në Kashar para se të digjej

FOTO/ Pamjet e fabrikës së riciklimit në Kashar para se të digjej

Kompania 'Everest' para se te digjej

Fabrika që u dogj sot në Kashar është në pronësi të Vullnet Hakës. Kompania e riciklimit ‘Everest’ ushtronte aktivitetin prej disa vitesh, ndërsa në 2016, pronari Haka, që është edhe kryetari i shoqatës së Ricikluesve  loboi për miratimin e ligjit për importin e mbetjeve.

Në kulmin e debatit për importin e mbetjeve, në shtator të vitit 2016 në fabrikën Everest ka qenë edhe kryeministri Rama. Gjatë kësaj vizite kujdesi ishte që çdo gjë të dukej perfekte, ku në pamje duken produktet në varjantin final.

Por në një tjetër kronikë televizive, ku biznesmeni Haka flet për rëndësinë e importit të mbetjeve, duken edhe materialet që riciklohen brenda këtyre magazinave, të cilat çlirojnë edhe erën e rëndë për të cilën janë ankuar vazhdimisht banorët.

Pamjet nga kompania Everest ne 2016

Ora 16:13
Pamjet e fabrikës së riciklimit në Kashar para se të digjej
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Tironesi: 22/04/2018 15:21

      Tashti qe u doq kjo fabrika e vdekjes demondimit, te mbetjeve urbane ne kashar,qe besoj se Berisha kur ishte Kryeminister se dinte dhe Edi Rama kur erdhi,ta ndertoj Lali Eri tek dera e bashkise,pasi nuk i smdhimesen qytetaret e Tirones,por MILJONA EURO TE HUMBUR NGA LLOGORIJA E TYRE.Kjo eshteshqiperija qe duam ne dhe qe e votojm ne.Qe fabrika tilla qe rrezikojn ose morin jet njerzisht mund te ndertohen kudo.Oligaket e till lejen ne xhep e kan kurdohere nga Partija,qeverija e bashika.Kjo qeveri ka vizjon per nje shqiperi te pastert e moderne ne shekullin e 21,qe lejon demondomr armesh dhe perpunim mbeteshjes ricikluese ne nje zone te mbi popullu.Kjo drejtesi totalisht e korruptu amendon ta vendos ligjin per oligartet e qeverise,qe kan 28 vjet,vjedhin shkaterrojn dhe emasakrojn kete vend.Po Europa ShBA pse hesht dhe ju kreh bishtin qe keni bere progres,Per cfar progresi behet llaf,duke vjedhur e madakru pasurit kombetare,duke shfaqur tille tragjekomedi dhe kronika te zeza.Kete gje nuk e durojn dhe meritojn shqiptaret.Por dhe Europa dhe Amerika sduhet te pajtohen kete vend sduhet ta lejn ne dore e meshire te fatit.

      Përgjigju
      • rezi: 23/04/2018 12:36

        Nese nuk beson shiko ne internet mes Gjermanise ne Würzburg ose Schweinfurt (qytete keto) ka fabrikat e djegjes se mbeturinave mes qytetit anes lumit .Teperatura qe clirohet nga djegia e tyre bashkohet me ujin e lumit dhe i shkon qytetit per ngrohje me tuba ne cdo familje.Ndaj me teknologji te larte nuk ka asnje risk mos u beni specialist kur nuk merni vesh me vjen keq por nese do te kishtje ndotje Gjermania nuk do ta lejonte nje gje te tille..!

    • Sondazhi i ditës:

      Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



    ×

    Lajmi i fundit

    O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

    O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë