Foto për të mos u humbur, gjesti human i gazetarit të Report Tv, blen mandarina, ujë dhe biskota për policët

Foto për të mos u humbur, gjesti human i gazetarit të Report Tv, blen mandarina, ujë dhe biskota për policët

Gazetari Arsen Rusta duke shpërndarë mandarina, ujë dhe biskota për policët

Gjest mjaft human ai i gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta për punonjësit e Policisë te Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, aty për 9 orë me radhë, u zhvillua seanca për masat e sigurisë për të arrestuarit e "VOL-VO 4". Gazetari ka blerë ujë, mandarina e biskota për efektivët e policisë. Në një postim në Facebook, gazetari Arsen Rusta shkruan se zgjodhi të bëjë këtë akt njerëzor pasi prej orës 8 të mëngjesit, 40 punonjës policie vijojnë të qëndrojnë në këmbë përpara Gjykatës.

Ishte gjithçka njerëzore pasi mbi 40 policë kanë që në 8 mengjesit që qëndrojnë në këmbë këtu me ne tek krimet. Pak ujë, disa manderine e biskota ishte minimumi që bera me rrogën e një ditë pune. Zoti është i madh dhe unë e bëra sot, e kam bërë gjithmonë e do ta bëj se me ta kaloj pjesën më të madhe të diteve në terren!

Arsen Rusta, gazetar i Report Tv

Gjesti human i gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta

Fotot janë shkrepur nga gazetari Elvi Fundo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironci: 30/10/2018 15:02

    o arsen je bo si lali eri qe shko me biciklet nga bashkia te ps dhe e filmojn 10 veta,

    Përgjigju
  • Ghhh: 25/10/2018 00:53

    Sinqeriteti i vepres qendron tek mosekspozimi i saj..gjithsesi

    Përgjigju
  • Turi: 24/10/2018 22:23

    Të lumt Arsen. Kjo është një edukat familjare

    Përgjigju
  • LORA: 24/10/2018 20:52

    Respekt dhe mirenjohje Arsen Rusta.

    Përgjigju
  • Ggg: 24/10/2018 19:00

    Dhurimi te pasuron nuk te varferon.... bravo gazetari...

    Përgjigju
  • Vlorë: 24/10/2018 18:58

    Respekte pa fund per ju. Xhesti shumë vëllazërore. Zoti është i madhë, uroj që Shqipëtarve tju shtoj më shume dashurinë për njëri tjetrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal