FOTO/ Përplasen 'kokë më kokë' dy makina në Elbasan, plagoset një grua

FOTO/ Përplasen 'kokë më kokë' dy makina në Elbasan, plagoset një grua

Makinat e përplasura

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd. Policia njofton se dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur 49-vjeçaren.

E plagosura ka qenë duke drejtuar mjetin tip ‘Suzuki’, me targë AA 224 GM, kur është përplasur me mjetin tip ‘Volkswagen’, me targë TR 6276 T, drejtuar nga shtetasi L. D., 67 vjeç.

Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Elbasan –Librazhd, në vendin e quajtur Xibrakë Elbasan, shtetasja Xh.B, 49 vjeçe, banuese në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip “Suzuki”, me targë AA 224 GM, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me targë TR 6276 T, të drejtuar nga shtetasi L.D., 67 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit me targa AA 224 GM, si dhe pasagjerja shtetasja B.B, 46 vjeçe, banuese në Librazhd, të cilat ndodhet në spitalin Elbasan jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ne vendngjarje po punon per zbardhjen e plotë të shkakut të përplasjes së mjeteve, ku paraprakisht dyshohet se mjeti volksvagen ka dale ne krah te kundert te levizjes dhe si pasoj ka goditur mjetin tjeter.


(Makinat e përplasura)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia sot raund të ri dialogu në Bruksel

Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia sot raund të ri dialogu në Bruksel