FOTO/Shkolla 'Kosova' rihapet në 
shtator, Veliaj: Jo më mësim 2 turne

FOTO/Shkolla 'Kosova' rihapet në <br />shtator, Veliaj: Jo më mësim 2 turne<br>
Pas më shumë se një dekade nga shkatërrimi i saj i plotë, Shkolla “Kosova” në kryeqytet do të rihapë dyert këtë shtator për të mirëpritur 360 nxënës në rrugëtimin e gjatë e të bukur drejt dijes.

Si një ish-nxënës i kësaj shkolle, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar në twitter fotot nga punimet që po kryhen në ndërtesën e re që është katër herë më e madhe se ajo e mëparshmja, duke i dhënë fund mësimit me dy turne. “Dhe dritë e diturisë përpara do na shpjerë. Kemi ecur me ritëm të paparë tek Shkolla Kosova. Rihapja e saj këtë shtator pas një dekade, do jetë jo veç lajm i mirë për ata që shpëtojnë nga klasat me dy turne, por dhe për shumë ish-nxënës nostalgjikë si unë”, shkruan Veliaj në Tëitter.

 Shkolla 9-të vjeçare Kosova do të jetë me 4 kate në total, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë, ku do të jetë biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave. Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit. Investimi parashikon krijimin e të gjitha kushteve të nevojshme për zhvillimin e orëve të mësimit si dhe ndërtimin e laboratorëve modernë.

[gallery]25539[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

 Makina përfshihet nga flakët, shoferi shpëtohet nga kalimtarët

 Makina përfshihet nga flakët, shoferi shpëtohet nga kalimtarët