POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

FOTO/ Shuhet dashuria mes Pamela Anderson dhe Adil Rami, ndahen nga njëri- tjetri

Pamela Anderson dhe Adil Rami

Pamela Anderson dhe Adil Rami i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas rreth 1 viti të lidhur. Është sërish single aktorja dhe modelja kanadeze me famë botërore, raportojnë mediat ndërkombëtare.

51-vjeçaria që prej verës së kaluar ishte partnerja e mbrojtësit të Marsejës dhe kombëtares franceze, Adil Rami. Mirëpo dashuria nuk njehë moshë, Anderson edhe pse ishte rreth 19 vite më e madhe në moshë se Rami kjo nuk i pengoi ata të dashuroheshin me njëri-tjetrin.

Tashmë lidhja mes tyre i ka ardhur fundi, ndërsa për mediat rozë ky nuk është një lajm i mirë pasi hiret e Pamela Anderson do të mungojnë tashmë stadiumeve të futbollit.

a.de.
Komento