Foto/ Ujërat termalë të Bënjës, vizitorë edhe nga Finlanda e largët

Foto/ Ujërat termalë të Bënjës, vizitorë edhe nga Finlanda e largët

Ujërat termalë të Bënjës duke u vizituar nga turistë të huaj

Sot, ujërat termalë të Bënjës pritën vizitorë nga Finlanda që u befasuan me natyrën, me burimet e Lengaricës dhe sidomos me ujrat e ngrohta të llixhave. Tashmë, ujërat termale të Bënjës dhe kanionet e Langaricës janë bërë të njohura edhe përtej kufirit dhe vizitohen çdo vit nga rreth 30 mijë vizitorë vendas dhe të huaj.

Çdo fillim sezoni, përreth burimeve termalë, vendasit ngrenë mure me gurë dhe baltë “çudibërëse” për të krijuar pellgje ku gjatë stinës së verës zhyten mijëra njerëz që kërkojnë të gjejnë shërim për sëmundjet e lëkurës, eshtrave, stomakut dhe reumatizmës.  Pjesa më e madhe e vizitorëve janë njerëz të thjeshtë nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena, Gjirokastra, por vitet e fundit ka shumë që vijnë nga gjithë Shqipëria dhe përtej kufijve të saj.

Një pjesë e frekuentuesve qëndrojnë në ngrehina të improvizuara, çadra, auto-kabina dhe ngrehina të tjera më të thjeshta, por  edhe në hotelerinë rreth banjave. Të dyja brigjet e kanionit dhe pellgjet e formuar nga ujërat sulfurore, këto ditë janë të mbipopulluar nga pushuesit, por pjesa më e madhe qëndron në burimet që ndodhen pranë Urës së Katiut, një monument i ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, që vazhdon t’i rezistojë kohës pa kurrfarë problemi.

Para viteve ‘90, këtu ka funksionuar një llixhë me 40 shtretër, ku nën kontrollin e mjekëve merrnin shërbim pacientë të ndryshëm. Ndërsa sot, rreth zonës janë ngritur disa hotele e restorante që bëjnë të mundur akomodimin e pushuesve që frekuentojnë këto llixha. Finlandezët e zbritur nga brezi i ftohtë i globit, u prezantuan dhe provuan ujërat e ngrohtë mesdhetarë të Përmetit./ata

( Vizitorë nga Finlanda në Ujërat Termale të Bënjës )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë