Fotografi/ Angjelin Nenshati, i paekspozuari i “Marubit” në Shkodër

Fotografi/ Angjelin Nenshati, i paekspozuari i “Marubit” në Shkodër

Angjelin Neshati në studion e tij në Shkodër

Punët e mjeshtrit të fotografisë Angjelin Nenshati, janë dëshmi të momenteve historike që ka kaluar vendi ynë pas fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe instalimit të pushtetit komunist. Por, edhe pse janë arkivuar mes thesareve të Muzeut “Marubi”, fotografitë e Angjelin Nenshatit për fat nuk janë ekspozuar ndonjëherë.

Ekspozita e parë retrospektive e tij vjen si rezultat i programit të ekspozitave “Archive Reloaded”, që orientohet në koleksionet e paekspozuara më parë për publikun. Kjo ekspozitë orientohet në dy drejtime: në periudhën e diktaturës komuniste dhe në atë të tranzicionit të viteve ’90. Në të dyja këto periudha, në thelbin e fotografisë së tij, mbetet ngjarja të cilën ai e ndjek me interesin dhe me syrin e reporterit të mirëfilltë dhe të vëmendshëm. 

Këtë pozicion të disiplinuar në marrëdhënie me momentin e pranishëm e perceptojmë gjithashtu edhe në ndryshimet e mëdha politike të vendit në vitet '90, ku përmbysjet social-politike të lartpërmendura e transformojnë totalisht natyrën gjithnjë e më dramatike që merr ngjarja e çliruar nga inskenimi. Ekspozita është bërë e mundur edhe falë kontributit të djemve të fotografit Angjelin Nenshati, të cilët vendosën në dispozicion të saj, imazhe nga koleksioni fotografik familjar i periudhës së pas viteve ’90.

Kujtimet, Angjelin Nenshati i intervistuar nga fotografi Sten Sherer

Angjelin Nenshatit ka zhvilluar një intervistë me fotografin Sten Sherer, që është publikuar në librin e tij "Long Life to Your Children: A Portrait of High Albania" (1997)

“Unë quhem Angjelin Nenshati. Punoja si fotograf dhe kjo ka qenë edhe një ndër gjërat më të vështira të jetës sime sepse nuk isha i lirë të praktikoja. Kam bërë gjithmonë fotografi, por nuk kam qenë i lire, sepse na tregonin se çfarë duhet të bënim. Ekziston një fotomontazh përmes të cilit përpiqem të përshkruaj jetën e shqiptarëve.

Tema ishte “Po ndërtojmë socializmin me pushkën në njërën dorë e kazmën në tjetrën”. Duhet të punonim me kazmë për të ndërtuar socializmin, për të luftuar me pushkë për të mbrojtur vendin tonë nga kapitalistët dhe revizionistët që na rrethonin. Nuk mund të krijonim asgjë. Shfrytëzoheshim sikur të ishim mjete.”, është shprehur fotografi për Sten Sherer. Me tej ai rrëfen se sa e madhe ishte frika e intelektual;ëve dhe krijuesve nga diktatura.

“Të gjithë njerëzit që burgoseshin ishin të shkolluar: shkrimtarë, poetë që kishin studiuar në universitetet më të mira europiane. Për këtë arsye ata sot konsiderohen si Martirë të Demokracisë. Kjo është një fotografi e Shkodrës. E kam bërë për Profesor Arshi Pipën, për t’ia shuar sadopak mallin e qytetit. Që nga viti 1945 ky qytet ka kaluar shumë vuajtje. Qyteti ishte objektivi i sulmit komunist. Motoja e Enver Hoxhës ishte lufta kundër çdo lloj forme reagimi kundrejt regjimit.

Siç mund ta shikoni në këtë fotografi, slogani thoshte “Të luftojmë kundër reaksionit”. Rrjedhojat e kësaj lufte ishin masakrat, varfëria, shkatërrimi i kishave dhe njerëz të braktisur në një mjerim të tillë që nuk i lejonte as të ushqeheshin. Po ashtu, shumë gjyqe dhe ekzekutime të atyre që konsideroheshin si “tradhtarë”. Është shprehur mjeshtri shkodran i fotografisë Angjelin Nenshati. Duket qartë se ai është larguar nga kjo botë me pengun që diktatura e frenoi të krijonte gjatë aktit të fotografimit si mjeshtërit e mëdhenj të fotografisë shqiptare dhe asaj botërore, ndoshta e ditur se megjithatë ka krijuar. “Sot kushdo mund të bëjë çfarë të dojë.

Prandaj ju mund të shikoni këto fotografi që unë nuk do të kisha guxuar t’i shkrepja në atë kohë.”, është shprehur i brengosur mjeshtri i fotografisë Angjelin Nenshatit pak kohë para se të ikte nga kjo jetë. Ai ishte fotografi që ndiqte eventet social-kulturore të vendit, por edhe familjet qytetare në ritualet e ndryshme të jetës së tyre. Aktiviteti i tij u realizua më shumë jashtë studios se brenda saj. Punon në repartin e fotografëve deri sa arrin moshën e pensionit në vitin 1989. Realizon fotografi të zhanreve të ndryshme, por është shumë afër atij të reportazhit. 


 

Kush është Angjelin Neshati
Angjeli Nenshati lind në Shkodër në vitin 1929 dhe ndërroi jetë në vitin 2008. Ai ka ndjekur  studimet e para në Kolegjin Saverian e mbas mbylljes së tij, në gjimnazin “28 Nëntori” në Shkodër. Formimi i tij zë fill në mënyrë autodidakte. Impakti me fotografinë erdhi nga rasti fatlum i të rënit në dorë që herët i një aparati fotografik, me të cilin bëri shkrepjet e para në kontekstin e një qyteti me traditë në këtë fushë. Me vendosjen e regjimit komunist, për t’iu shmangur disi persekutimit për prirjet e tij demokratike e fetare, nga viti 1948 kur vendoset në Pukë e deri në 1957, është arsimtar pranë shkollave të ndryshme, por kjo nuk e pengon të punojë edhe në fushën e fotografisë.
Që herët, edhe falë lidhjeve familjare, ai qëndron pranë fotografit të njohur në Shkodër, Pjetër Rraboshta, gjë që e plotësoi formimin e tij në drejtim të proceseve të laboratorit. Në vitin 1958 hyn në kooperativën shtetërore ku punon si fotograf. Në vitet ’70 i bashkohet Gegë Marubit në aktin e dhurimit të fondit fotografik personal. Ky fond i ruajtur në Fototekën Marubi dhe i pasuruar më tej prej tij, numëron mbi 228.000 imazhe të shkrepura në film rul 24x36mm.

Krahas fondit të tij në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, familja zotëron një fond të pasur me fotografi, kryesisht me ngjyra. Nenshati është autori që ndjek nga afër ngjarjet më të rëndësishme të qytetit, lëvizjet e ndryshme demokratike të viteve ’90, momentet e kthesave të rëndësishme, rifillimin e kremtimeve fetare, rihapjen e kishave e

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia sot raund të ri dialogu në Bruksel

Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia sot raund të ri dialogu në Bruksel