Fotolajm/ Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, homazhe për presidentin e ndjerë George H.W. Bush

Fotolajm/ Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, homazhe për presidentin e ndjerë George H.W. Bush

Ambasadorja Faber dhe zv/presidenti Mike Pence

Amerika sot është në ditë zie në nderim të presidentit të 41-të të SHBA George H.W. Bush. Funerali shtetëror u zhvillua në Katedralen e Washington DC dhe ka mbledhur ish-presidentë amerikan dhe figura të njohura nga jeta politike e vendit por edhe zyrtarë të diplomacisë. E pranishme në ceremoni ishte edhe Ambasadorja Shqiptare në SHBA, Floreta Faber. 

Ambasadorja jonë në Washington është takuar me ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Klinton së bashku me ish-zonjën e parë dhe ish-sekretaren Amerikane të Shtetit Hillary Clinton. Ambasadorja Faber gjithashtu ka takuar edhe zv/presidentin amerikan Mike Pence. Përmes një postimi në Facebook Faber ka publikuar fotot nga takimet dhe ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të George H.W. Bush. 

“E nderuar që mund të përfaqësoj Shqipërinë në një ditë kaq të rëndësishme për popullin amerikan dhe e privilegjuar që munda të shpreh ngushëllimet në emër te Shtetit Shqiptar, drejtëperdrejtë Zv/Presidentit Mike Pence, Presidentit Obama, Presidentit Klinton dhe Sekretares Klinton, ku shpreha keqardhjen për humbjen e këtij burri të madh shteti. Gjithashtu, e falenderova dhe shpreha mirënjohjen e thellë për punën e çmuar që Presidenti Bush ka bërë për Shqipërinë në ndërtimin e themeleve të demokracisë sonë. Do të jetë i paharruar kujtimi i Presidentit Bush!” – shkruan Floreta Faber.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi kritika në Komitetin Drejtues të PL-së: Ndryshimet në statut u paraqitën dy orë para mbledhjes

Kryemadhi kritika në Komitetin Drejtues të PL-së: Ndryshimet në statut u paraqitën dy orë para mbledhjes