FOTO/Projekti i Bashkisë, si po transformohet konvikti te Inxhinieria e Ndërtimit

Nuk është një hotel, por godina e re e studentëve të Inxhinierisë së Ndërtimit që në shtator do të kenë kushte optimale studimi dhe qëndrimi. Më pak se një vit nga nisja e punimeve, projekti ecën me shpejtësi në drejtimin e duhur për t’u bërë gati për të mirëpritur të rinjtë e talentuar që vijnë të studiojnë në kryeqytet nga rrethet.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me partnerët e saj Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe KFW,  filloi projektin për rehabilitimin e këtyre godinave sipas parimit të efiçencës energjetike. Kështu, 600 studentët që do të jetojnë në këto godina duke filluar nga shtatori, jo vetëm do të kenë rinovim të ndërtesës dhe të ambienteve të brendshme, por edhe një sistem më të mirë ngrohjeje dhe insulimi, duke rritur cilësinë e jetesës. Ndërhyrja ka ruajtur strukturën  ekzistuese, por është bërë riorganizimi i ndarjes në dhoma. Gjithashtu, në çdo kat janë shtuar  një kuzhinë, një hapësirë ngrënie dhe llozhë e përbashkët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët