Fotot e fundit në resortin luksoz në Oman i shtojnë edhe më tepër dyshimet për vdekjen e Avicii

Fotot e fundit në resortin luksoz në Oman i shtojnë edhe më tepër dyshimet për vdekjen e Avicii

Avicii ne foto me disa fansa ne resortin luksoz ne Oman ku vdiq

DJ me famë botërore Avicii ndërroi jetë në moshën 28 vjeçare.

Trupi i producentit suedez, i cili është i njohur për hitet e tij “Ëake Me Up”,  “Levels” dhe “Hey Brother”, u gjet të premten në Oman.

Shkaku i vdekjes së Avicii është ende i panjohur.

Muzikanti, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, hoqi dorë nga turnetë muzkorë në vitin 2016 për shkak të betejës së tij me shëndetin, pasi vuante nga një pankreasit akut, dhe në vitin 2014 kishte hequr apandesitin dhe fshikëzën e tëmthit.   

Në të kaluarën, DJ luftoi me varësinë ndja alkolit dhe u shtrua dy herë në spital për probleme lidhur me të.

Muzikanti u pa vetëm pak ditë më parë duke pozuar me disa fansa në luksozin Muscat Hills Resort, që mendohet se mund të jenë fotot e tij të fundit gjallë.

Maitrai Joshi, i cili është DJ i resortit, u pa në një foto me Avicii.

Joshi tha për mediat britanike se u takua me producentin e famshëm javën e kaluar, dhe doli me të të premten dhe të shtunën.

Ai u shpreh: 'U shastisëm kur e pamë atë në Oman. Ishte me pushime dhe tha se ishte hera e parë që vinte në Oman”.

DJ po kënaqej aq shumë në vendin e Lindjes së Mesme sa që e kishte zgjatur qëndrimin e tij edhe me 8 ditë të tjera. Ai pritej të shkonte në shtëpi të dielën e kaluar, sipas Joshit.

Joshi tha se nuk i kujtohet nëse Avicii kishte pirë, por theksoi se ishte në humor të mirë dhe po e shijonte qëndrimin në resortin luksoz me një grup miqsh.

Ai shtoi për gazetën norvegjeze VG: 'Ishte shumë i sjellshëm dhe në formë. Të premten e kaluar ata dolën me anije dhe të nesërmen mora vesh se kishte dalë për darkë me shokët. Është një lajm shokues. Nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur. Ai ishte në humor dhe i lumtur.

Amerikanja Christina Hlosek u pa gjithashtu në një foto me Avicii, ku shkrunate: 'Është shokuese për mua që ai ka vdekur. Nuk e besova lajmin kur e lexova”.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet