Fotot/ Parada në Sheshin e Kuq, zbulohen robotët luftarakë të Putinit (Ja tanku që shkatërron ata të NATO-s)

Fotot/ Parada në Sheshin e Kuq, zbulohen robotët luftarakë të Putinit (Ja tanku që shkatërron ata të NATO-s)

Vladimir Putin dhe flota e tij e re robotike

Vladimir Putin do të shfaqë armatën e tij luftarake robotike – që përfshin një tank dhe një avion gjuajtës të pakapshëm nga radarët – në një paradë madhështore ushtarake në Sheshin e Kuq.

Në paradën e përvitshme të Ditës së Fitores Putini do të konfirmojë armatën e tij të re të makinerive robotike, përfshi edhe avionin luftarak Su-57, i cili sapo është kolauduar në zonat e luftimeve në Siri.

Në paradën e përvitshme që do të zhvillohet të mërkurën përkujtohet fitorja e aleatëve ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.  

Tanku pa pilot Uran-9, që është në gjendje t’i shkatërrojë tanket e NATO-s, do të shfaqet gjithashtu gjatë paradës.

Makineria 12 tonëshe mund të godasë objektiva që nga një distancë prej 4.8 kilometrash ditën dhe prej 3 kilometrash natën.

Ai është pajisur me një top automatik, me një mitraloz, flakë-hedhëse dhe me një hedhës raketash anti-tank dhe është konceptuar për zbulim, mbulim zjarri dhe sulm ndaj tankeve të tjera.

 Tanku Uran-9 është në gjendje të shkatërrojë tanket e NATO-s 

Mjeti për pastrimin e minave Uran-6 mine dhe dronët me rreze të shkurtër Korsar do të parakalojnë gjithashtu gjatë celebrimit të madh.

Avionët luftarakë Su30SM dhe MiG-29SMT do t’i bashkohen Su-57-s në fluturimin mbi Moskë për herë të parë.

Droni me rreze të shkurtër Korsar

Avioni Su-57 me sedilie teke është programuar për detyra sulmuese dhe është i pajisur me një sistem “revolucionar” që është në gjendje të bëjë llogari autonome të dinamikave luftarake në fushë-betejë, për të ndihmuar pilotin.

Pasi të jetë në shërbim të plotë ai do të jete në gjendje të godasë një shënjestër me disa armë, përfshi edhe raketat e posaçme anti-radarë.

Avioni Sukoi 57 do të fkuturojë për herë të parë në paradë

hfaqja e robotëve luftarakë vjen pas zotimit të kohëve të fundit të ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për ta modernizuar shpejt automatizimin e ushtrisë së Kremlinit, që është në rritje.

Disa vite më parë ushtria ruse kishte 160 mjete fluturuese pa pilot, ndërkohë që tani ka 1.800, sipas ministrit.

Ai tha: "Kemi nisur të krijojmë robotë luftarakë. Gjendja e tyre dhe testimet e ushtrisë ndodhen pranë plotësimit. Dhe unë shpresoj se ne do të nisim prodhimin e tyre në seri brenda këtij viti”.

Mjeti Berkut. mund të ecë me mbi 40 km/h në borë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës