POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Foto/Stilisti i njohur bëhet baba për herë të parë, organizon një festë të madhe për pritjen e vajzës

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti është bërë baba i një vajze rreth një muaj më parë, të cilën kanë vendosur ta quajnë Bella. Ditën e djeshme, Valdrini ka bërë të ditur se bashkëshortja dhe vogëlushja Bella kanë mbërritur në Kosovë.

Nga fotot e publikuara, duket se stilisti i mirënjohur ka organizuar një festë të madhe me rastin e ardhjes së vajzës për herë të parë në shtëpi.

Valdrini i ka zbukuruar ambientet e shtëpisë deri në detaje dhe e ka mbushur atë me tullumbace rozë. Gjithashtu ai nuk le pa fokusuar dhe dhuratat, që i janë bërë princeshës së vogël, e tortën që mban emrin Bella.




Momente dhe detaje nga organizimi i festës që ka organizuar Valdrin Sahiti për ardhjen e vajzës së tij)

a.me./b.ha.
Komento