Francë, arrestohet kreu i 'jelekë-verdhëve', mediat: Prangosja e tij do të sjellë forcimin e qëndresës

Francë, arrestohet kreu i 'jelekë-verdhëve', mediat: Prangosja e tij do të sjellë forcimin e qëndresës

Eric Drouet

Një prej udhëheqësve kryesorë të protestuesve “jelekverdhë” është vendosur në pranga, nën akuzën e organizimit të një tubimi të paautorizuar.

Sipas mediave franceze, bëhet fjalë për Eric Drouet. Ai u ndalua mbrëmjen e të së mërkurës, teksa i drejtohej “Champs Elysees”, ku raportohet se po e priste një grup demonstruesish.

Demonstruesit thanë për policinë se ata ishin mbledhur vetëm për të ndezur qirinj për personat e plagosur në protesta apo të vrarë në aksidentet automobilistike gjatë trazirave 6-javore, që nisën në muajin nëntor si revoltë kundër taksës së karburantit. Por pavarësisht kësaj dëshmie, Drouet po përballet momentalisht me një proces gjyqësor për mbajtjen e një arme të kategorisë D, pasi iu gjend një shkop druri. Avokati i Drouet e cilësoi arrestimin e tij  “të pajustifikuar dhe krejtësisht arbitrar”.

Po sipas mediave franceze, Drouet tanimë do të shndërrohet në një lloj martiri dhe ka për të sjellë forcimin e qëndresës së tubuesve.

Protestuesit, të cilët e kanë marrë emrin nga jelekët e tyre fosforeshentë, kanë zhvilluar që prej 17 nëntorit rregullisht demonstrata në kuadër të taksës së karburantit që më pas u shndërrua në lëvizje kundër presidentit Emmanuel Macron dhe politikave të tij, që konsiderohen si favorizuese për të pasurit.Gjatë protestave të tyre të zhvilluara, 30 persona janë plagosur dhe 101 janë arrestuar.

Zyrtarët vendas duket se kanë marrë një qëndrim më të ashpër në përpjekjet për të shuar demonstratat, por arrestimi i Eric Drouet ka bërë që qeveria franceze të akuzohet për provokim të situatës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS