“Frankenshtain” do të ngjitet në Teatrin Kombëtar, sot zhvillohen provat gjenerale
I dramatizuar nga romani i Mary Shelley nga Tim Kelly, “Frankenshtain” do të ngjitet për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar. Ky është një produksion unik që vihet në skenë në bashkëpunim me artistët e Shqipërisë dhe Kosovës
Momente nga provat gjenerale të "Frankenshtain" në Teatrin Kombëtar
I dramatizuar nga romani i Mary Shelley nga Tim Kelly, “Frankenshtain” do të ngjitet për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar. Ky është një produksion unik që vihet në skenë në bashkëpunim me artistët e Shqipërisë dhe Kosovës nga regjisori kosovar Ilir Bokshi. Pas një muaji provash nën interpretimin e aktorëve Helidon Fino, Besmir Bitraku, Yllka Mujo, Klea Huta, Erjona Kakeli, Gent Hazizi, e të tjerë, sot më mbrëmje do të zhvillohen provat gjenerale. Në këtë dramë luajnë edhe aktorë të tjerë të njohur si Lulzim Zeqja dhe Niada Saliasi. Drama bën fjalë për njërin prej përbindëshave më të njohur të historisë që në kulturën popullore emri i tij pasqyron monstrën Frankenshtajn.
(Momente nga provat gjenerale të "Frankenshtain" në Teatrin Kombëtar)
“Dhe shumë ndoshta nuk e dinë se Frankenshtain është vet shkencëtari e jo monstra. Megjithatë, janë disa që do të thonë se Frankenshtaini, për shkak të pikëpamjes së tij morale dhe asaj që ai ka arritur të krijojë, është po aq monstër sa krijesa që ai ka krijuar.”, shprehet regjisori Ilir Bokshi. Drama do ta ketë ketë premierën në datat 13, 14 e 15 prill, ora 19:00.
Ky adaptim i romanit të Shelley-t qëndron i veçuar nga dhjetëra adaptime të tjera filmike dhe skenike. Ai jo vetëm që i qëndron besnik romanit origjinal, por edhe ka ndërthur mjeshtërisht komiken dhe tragjiken, të cilat shpeshherë paraqiten si njësi më vete e si një dyshe e bashkuar.
(Momente nga provat gjenerale të "Frankenshtain" në Teatrin Kombëtar)
Viktor Frankenshtajn është një njeri i konsumuar nga shkenca dhe biologjia, pasioni jetësor i të cilit ka qenë të zbuloj shkakun e jetës apo e të dhënit jetë. Pas përpjekjeve dhe eksperimenteve të vazhdueshme, ai më në fund zbulon një rrugë të kthej në jetë indet e njeriut të vdekur.
Ai arrin të krijoj jetë duke qepur së bashku një koleksion makabër pjesësh trupore të njeriut dhe duke përdorur procesin e tij special, ai ka sjellë në jetë një krijesë të ndërtuar nga pjesë trupore njerëzish, por akoma jo tamam njerëzor.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.3%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 2324
Lajme të tjera
-
Dashuri në moshën 70-vjeçare, Alfred Trebicka si protagonist i “Para perëndimit”: Liria e individit triumfon!
13 Prill, 11:47
-
49 portrete në skulpturë të ish të dënuarve, ekspozohen në Burgun e Spaçit! Kori Ndërkombëtar ‘Bujart’ në Katedralen Ortodokse! Teatrot me shfaqje për fëmijë e të rritur!
13 Prill, 11:39
-
Nga ‘Aladini’ tek ‘Maçoku me çizme’, heronjtë e përrallave në teatro! ‘Para perëndimit’ në ‘Metropol’! ‘Ëndrra e madhe’ tek ‘Agimi’!
6 Prill, 12:26
-
Komedia e zezë ‘Amerikani – e keqja është e mirë përsëri’ tek Eksperimentali! Ilir Kaso me ekspozitë në ‘Fab’! Artistët shqiptarë e sirianë me ‘Petale të panumërta’ në galerinë ‘Zeta’!
4 Prill, 11:18
-
‘Gjysmë-jeta e Marie Curie’, te Metropoli me Yllka Mujon e Armela Demaj! ‘Triptiku’, tri vepra të Puçinit në Opera! ‘Mbretëresha e borës’ te ‘Migjeni’!
29 Shkurt, 10:46
-
Drama "7 minuta" me 11 aktore të njohura shfaqet në Lezhë
1 Shkurt, 20:18
-
‘Hir Krishtlindjesh’ mes ikonave të shenjtëve në Muze! Yllka Mujo uron shqiptarët pas mbrëmjes me poezi e tinguj: U bashkuan vargjet e poetëve me të shpirtit
27 Dhjetor 2023, 16:23
-
Erjona Kakeli zbulon shakanë më të keqe që i ka bërë Salsano Rrapi
12 Dhjetor 2023, 08:39
-
Të pathënat nga dasma madhështore! Elgiti nuk do ta mbajë unazën në gisht, ja ç’mendon Klea për vendimin e tij
10 Qershor 2023, 11:33
-
Dasma madhështore në jug, Klea dhe Elgiti tregojnë emocionet të përlotur
9 Qershor 2023, 22:53
-
Pa doreza, Klea Huta zbulon kush hodhi më shumë para në dasmën e tyre
9 Qershor 2023, 13:34
-
Çfarë i bëri bashkë? Gjysmë të zhveshur, Monika Lubonja dhe Gent Hazizi bashkë në një dhomë hotelit: Nuk jam Olta unë
7 Qershor 2023, 09:30