Frashëri: Xhamia e Namazgjasë
si mbulim për 4 kullat e biznesit

Frashëri: Xhamia e Namazgjasë<br />si mbulim për 4 kullat e biznesit
TIRANË - "Xhamia e Namazgjasë po përdoret si kamuflazh për të ndërtuar jo dy, por katër kulla biznesi, që janë biznes private mbi një hapësirë publike, siç është lulishtja pranë Parlamentit" - ka deklaruar Kastriot Frashëri, Drejtor i Institutit të Çështjeve Kombëtare.

Çështja ka përfunduar në dyert e gjykatës, pas lejes zhvillimore të dhënë nga Qeveria "Berisha" me firmën eish-Ministrit të Kulturës, Visar Zhitit. Gjykata e Tiranës tashmë e ka nisur procesin gjyqësor, nga ku pritet të vlerësohen procedurat e ndjekura për lejen e dhënë.

Ndërtimi i Xhamisë nga Komuniteti Mysliman në truallin e ish-Namazgjasë pranë Kuvendit të Shqipërisë vazhdon ende të kontestohet nga shoqëria civile dhe Instituti i Çështjeve Kombëtare, të cilët kanë paditur Këshillin Kombëtar të Territorit për lejen zhvillimore të dhënë më 29 maj të këtij viti.

Në gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca e parë përgatitore për gjykimin në themel të çështjes, ndërsa Kastriot Frashëri, i cili nuk është kundër ndërtimit të objektit fetar, por katër kullave të biznesit, tha se xhamia po përdoret si kamuflazh për ndërtimin e tyre.

“Ne sot paraqitëm një kopje të akteve të vendimit nr.2 të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe lejen zhvillimore të Ministrisë së Kulturës, e cila i ka dhënë palës së paditur, Komunitetit Mysliman, lejen zhvllimore për ndërtimin e një objekti kulti, siç është Xhamia dhe të 4 kullave, që janë një biznes privat në një hapësirë publike, siç është një lulishte e njohur, ajo pranë Parlamentit.

Për fat të mirë, punimet janë pezulluar. Ne kundërshtojmë edhe ndërtimin e 4 kullave të biznesit, të cilat ne i dinim se ishin dy, por janë katër të tilla, të cilat ndërtohen si kamuflazh nëpërmjet Xhamisë," - u shpreh Frashëri.

Seanca u zhvillua pa praninë e kamerave, ndërkaq gjykatësja Fahrije Budo vendosi t'i japë kohë palës të interesuar në proces, Këshillit Kombëtar të Territorit, të njihet me dosjen e më pas të kalohet në shqyrtim gjyqësor.
 
Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS