POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Frikë për Alban Hoxhën, portieri i Partizanit largohet me ambulancë nga fusha

Portieri Alban Hoxha

Partizani nuk arriti ta mbyllte me fitore vitin kalendarik dhe fazën e dytë pavarësisht se të kuqtë me herët siguruan titullin kampion dimri. Gjithsesi barazimi 1-1 kundër gjirokastritëve nuk ishte problem i vetëm për të kuqtë në sfidën e sotme. 

Në minutën e 61 të ndeshjes, një përplasje jashtë zone mes Alban Hoxhës dhe futbollistit Ymeraj të Luftëtarit krijoi panik për disa momente. Futbollisti i gjirokastritëve u transportua menjëherë në ambulancë me barelë, ndërsa portieri i Partizanit mbeti i shtrirë në fushë për disa minuta.

Pas ndërhyrjes së mjekëve të klubit Hoxha u largua nga fusha me dorën e fashuar. Më vonë edhe për të mbërriti ambulanca e cila e shoqëroi drejt spitalit. Pas ndeshjes trajneri i të kuqve Skënder Gega qetësoi të gjithë tifozët duke deklaruar: “Kishim frikë për frakturë, por Alban Hoxha ka pësuar vetëm dëmtim në shpatull”.

Duke parë që kampionati do të ndërpritet për gati 1 muaj mendohet se portiere do të jetë I gatshëm në momentin që skuadrat do të rikthehen në aksion.

fl.mi.
Komento