Frikë se mos humbin vendin e punës? Si renditen shqiptarët në krahasim me vendet e tjera të Europës

Frikë se mos humbin vendin e punës? Si renditen shqiptarët në krahasim me vendet e tjera të Europës

Foto ilustruese

28% e shqiptarëve, janë përgjigjur se ka gjasa se mund të humbasin venin e tyre të punës në gjashtë muajt e ardhshëm. Pyetjes së Anketës së Cilësisë së Jetës, të kryer nga Komisioni Europian se “Sa gjasa ka që të humbisni vendin e punës në gjashtë muajt e ardhshëm?” ka marrë përqindjet më të larta në Shqipëri dhe më pas në Turqi, me 23%.

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, Gjermania(shtet ku sindikatta janë shumë të forta) dhe Malta janë shtetet, ku përqindja e të anketuarve të cilat kanë thënë se kanë gjasa që të humbasin vendin e punës është më e ulëta, vetëm 5%. Ndërsa ndër vendet anëtare të BE-së që kanë përqindjen më të lartë të njerëzve që kanë frikë se në gjashtë muajt e ardhshëm mund të humbasin vendin e punës është Greqia me 17%.  Më pas renditet Lituania dhe Qipro me 16%, si dhe Estonia me Letoninë me 15% secila.

Vendet kandidate për t’u anëtarësuar kanë përqindje më të lartë të të anketuarve që janë shprehur të pasigurte për punën e tyre. Maqedonia dhe Serbia, renditet ndër pas Shqipërisë dhe Turqisë për përqindjen më të lartë të të anketuarve që janë përgjigjur që ka gjasa që ta humbasin vendin e punës në gjashtë muajt e ardhshëm. Në të dy këto vende rreth 17% e të anketuarve janë shprehur të pasigurt, njëjtë si në Greqi. Përqindjen më të ulët në rajon e ka Mali i Zi, ku vetëm 14% e të anketuarve janë shprehur se ka gjasa se mund ta humbasin vendin e punës.

Më të pasigurtët, të rinjtë dhe ata që janë në prag të daljes në pension

Për të rinjtë shqiptarë të moshës 25-34 vjeç, pasiguria se mund të humbasin vendet e punës është e lartë. Rreth 28% e shqiptarëve të kësa grupmoshe të anketuar nga Komisioni Europian janë shprehur se kanë gjasa që ta humbasin vendin e punës,  përqindja më e lartë në krahasim me të gjithë vendet e tjera anëtare të BE-së dhe atyre kandidate.

Por, edhe pse vitet e gjata dhe eksperienca në punë duhet t’iu falë një lloj sigurie individëve në prag të moshës së pensionit, në Shqipëri edhe ata janë shprehur të pasigurt. Shqiptarët e moshës 50-64 vjeç janë më të pasigurtët në të gjithë Europën. Sipas të dhënave të Anketës së Cilësisë se Jetës, rreth 26% e të anketuarve të kësaj grup moshe janë shprehur se ka gjasa që ta humbasin punën në gjashtë muajt në vijim.

Raporti “Cilësia e jetës- publikimi i të dhënave për të nxitur politika më të mira”, është hartuar nga Komisioni Europian dhe në të për herë të parë janë përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti i studimit tregon rezultatet në tre fusha kryesore: cilësia e jetës, cilësia e shoqërisë dhe cilësia e shërbimeve publike.

Anketa Evropiane e Cilësisë së Jetës është një studim unik pan-evropian që shqyrton kushtet e jetës së qytetarëve evropian në lidhje me mirëqenien individuale dhe cilësinë e shoqërisë dhe shërbimeve publike. Ai përfshin tema të tilla si shëndetësia, strehimi, ekuilibri i familjes dhe i punës dhe i jetës, si dhe besimi, pjesëmarrja në shoqëri, përjashtimi social dhe tensionet shoqërore.Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet