Epidemia e fruthit në Europë/ Vasili kujtohet që është profesionist: Ministria të rrisë punën dhe informimin rreth virusit

Epidemia e fruthit në Europë/ Vasili kujtohet që është profesionist: Ministria të rrisë punën dhe informimin rreth virusit

Kreu i grupit të LSI Petrit Vasili

Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i ka bërë një apel publik, ministrisë së Shëndetësisë lidhur me sëmundjen e fruthit që ka rënë në Europë. Sipas Vasilit, Ministria e Shendetësisë duhet te intensifikojë punën dhe informimin për fruthin, në mënyrë që kjo urgjencë të kalohet pa pasoja.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i grupit të LSI thekson se kur është fjala për epidemi dhe për probleme të shëndetit publik, është më mirë për Ministrinë e Shëndetësisë që të dëgjojë sa më shumë, në vend që të reagoje vend e pa vend dhe pa argumente.

Vasili mbyll reagimin e tij duke u kujtuar që është profesionist. ‘Si profesionist une do te vazhdoj te jap mendimet e mija bazuar ne kritere profesionale,pasi kur behet fjala per epidemi dhe emergjenca shendetesore fjalen e ka profesioni dhe jo politika,kush ben te kunderten behet i personalisht i padobishem dhe publikisht i demshem’.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit

Ministria e Shendetesise na degjoi per Ethet e Nilit Perendimor le ta beje edhe per Fruthin…. Pata terhequr fort vemendjen e Ministrise se Shendetesise per mosinformimin e opinionit publik per Ethet e Nilit Perendimor si emergjence e shendetit publik qe eshte prezente prej muajsh ne Ballkan dhe Europe.

Pas nje reagimi nervoz, politik dhe jo profesional e te pajustifikuar, me ne fund Ministria reagoi dhe ka publikuar keshillat e domosdoshme per opinionin, ndonese me shume vonese gjithsesi eshte i mirepritur reagimi i saj. Nderkohe epidemia e Fruthit vazhdon te jete nje problematike e hapur dhe keshillimi dhe informimi i opinionit publik dhe medias eshte i varfer.

Zsuzsanna Jakab Drejtore e OBSH Europen deklaron:

“Jemi perpara nje rritje dramatike te infeksioneve dhe zgjatjes se epidemise fruthit ne shume shtete.Duhen marre masa te menjehershme per te penguar perhapjen e tij.”

Per kete arsye OBSH do te mblidhet ne 17-20 shtator ne Rome per kete emergjence. Ndaj Ministria e Shendetesise duhet te intensifikoje punen dhe informimin per Fruthin qe kjo emergjence te kalohet sa me qete dhe pa pasoja.Kur eshte fjala per epidemi dhe per probleme te shendetit publik eshte me mire per Ministrine e Shendetesise qe te degjoje sa me shume ne vend qe te reagoje vend e pa vend dhe pargumente.

Si profesionist une do te vazhdoj te jap mendimet e mija bazuar ne kritere profesionale,pasi kur behet fjala per epidemi dhe emergjenca shendetesore fjalen e ka profesioni dhe jo politika,kush ben te kunderten behet i personalisht i padobishem dhe publikisht i demshem.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 007: 24/08/2018 15:00

    Doli prap ky lejleku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet