Fruthi, Vasili: Jemi në emergjencë
shëndetësore, qeveria asnjë fond

Fruthi, Vasili: Jemi në emergjencë<br />shëndetësore, qeveria asnjë fond<br>
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ngre alarmin se vendi është në emergjencë shëndetësore nga epidemia e fruthit, ndërsa qeveria dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë parashikuar asnjë fond për përballimin e situatës. “Epidemia e fruthit ka marrë pamjen e një emergjence shëndetësore, prita që kryeministri të shqetësohet, nuk jam i surprizuar që nuk pati asnjë reagim.

Shëndetësia shqiptare ndodhet pa instrumentet e saj. Shërbimi nuk ekziston, nuk funksionon komiteti i imunizimit dhe të tjerët.  Janë denoncuar dy raste, një nga Kosova dhe një nga Greqia si shkaktarë, por epidemia është lënë në duart e infermierëve, koka e drejtimit nuk ekziston, sot ka pasur një rast tjetër nga Kukësi.

Nga Janari rastet janë 4-fishuar, ka nevojë për vaksinime shtesë, por nuk ka asnjë fond, por nuk kursehen paratë për koncesionet” deklaroi Vasili. Në vendin tonë dy foshnje kanë ndërruar jetë nga fruthi, ndërsa sot Vasili tha se është shënuar edhe një rast në Kukës.

Mjekët pediatër thonë se rasti është i izoluar deri në këto momente dhe priten përgjigjet e analizave për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për sëmundjen e fruthit. Fëmija që dyshohet i prekur është një bebe 4 muajsh e gjysëm, i seksit mashkull.

Ndërkohë në spitalin rajonal të Kukësit  ka shtim të virozave te stinës. Numri ka arritur në 70 raste për 24 orë të infektuar me viroza të tipit grip. Ky është rasti i parë i dyshuar për fruth pas shumë vitesh në Kukës.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Braçe: Po delegjitimohen prokurorët siç bënte mafia e Cosa Nostrës, linçimi ka tronditur opinionin

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Braçe: Po delegjitimohen prokurorët siç bënte mafia e Cosa Nostrës, linçimi ka tronditur opinionin