FSDKSH kontratë me 5 spitale
private, shërbime me zero kosto

FSDKSH kontratë me 5 spitale<br />private, shërbime me zero kosto
TIRANE- Pacientët që kanë probleme me zemrën nga dita e sotme do të mund të bëjnë disa ndërhyrje dhe ekzaminime falas, si në institucionet shëndetësore publike dhe në pesë spitale jopublike. Kjo falë kontratës që Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka lidhur me pesë spitale jopublike, të cilat do të ofrojnë paketa shëndetësore me zero kosto për pacientët.
 
Janë gjashtë paketa të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë të cilat bëhen aktive dhe të prekshme për pacientët në nevojë. Nga këto paketa janë gjashtë shërbime të cilët qytetarët do t’i marrin falas, me financim 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
 
Të gjithë pacientët do të përfitojnë këto shërbime:
6 shërbimet e ofruara falas
- By pass koronar
- Ndërhyrjet Valvolare
- Ndërhyrjet Kongenitale
- Pacemaker definitive
- Angiografi koronare
- Angioplastikë koronare
 
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj sqaron rrugën që duhet të ndjekë çdo pacient për të përfituar nga këto dy paketa.
 
“Për ato 6 ndërhyrje që janë aty t'i drejtohen në Shërbimin Universitar, aty e merr deri më sot pa pagesë, aty përcaktohet që po, ke të drejtë ta marrësh këtë shërbim. Hyn në regjistër dhe fondi administron shpërndarjen e pacientëve midis institucioneve të ndryshme. Nëse do të synojmë të shkojmë në Urgjencën Kardiovaskulare, nuk mund t'i themi dikujt që ka një urgjencë në qytet, shko njëherë në QSUT dhe pastaj ku do të zgjidhim sepse urgjenca do të përcaktohet me protokolle”, tha ministri Ilir Beqaj.
 
Nga 10 paketat e shëndetësisë të premtuara nga qeveria, deri më tani ka qenë aktive paketa e dializës, ku 900 pacientë kanë përfituar shërbime në spitalet publike dhe jopublike.
 
Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum