FSHF vendos: Policia jashtë stadiumeve, klubet ta zgjidhin me privatë
Nuk do të ketë më polici brenda rrethimit të stadiumeve. Konfirmimi përfundimtar ka ardhur sot nga drejtuesit e FSHF-së në një mbledhje të zhvilluar me drejtuesit e klubeve.
Federata Shqiptare e Futbollit
Nuk do të ketë më polici brenda rrethimit të stadiumeve. Konfirmimi përfundimtar ka ardhur sot nga drejtuesit e FSHF-së në një mbledhje të zhvilluar me drejtuesit e klubeve.
Shefi i marrëdhënieve juridike në FSHF, Aldi Topçiu, konfirmoi gjithçka. “Problemi i sigurisë në stadium ishte çdo vit, kemi qenë në kontakt për të organizuar ndeshje më të sigurta, pa probleme, jo gjithmonë ka qenë e arritur në 100%.
Në muajin që lëmë pas kishim disa korrespondenca me policinë, nga e cila kanë rezultuar disa impiante sportive, jo të gjitha të Superiores por edhe të ulëta.
Sivjet fatmirësisht kemi rikthimin e një përplasje të madhe sportive e kulturore si derbi. Problemet e sigurisë së të kaluarës shpresojmë të mos i kemi edhe sivjet, ka tërheqje vëmendje të policisë nga problemet.
Ligji ka ndryshuar, policinë nuk do ta kemi më në stadium, pozitiv se nuk do të kemi polici në stadium si gjithë Europa, ana negative është se kërkon dyfishin e mundit tuaj për ndeshjet”, - tha ai.
Shefi i Sektorit të Garave, Lysjen Nurishmi, shpjegoi se testi i patë i vërtetë do të jetë supersfida mes Skënderbeut dhe Partizanit në Korçë.
“Policia do të qëndrojë jashtë rrethimit të stadiumeve dhe pjesa brenda do ta kenë kompanitë e stjuardëve të licencuara nga Ministria.
Klubet të hyjnë në kontakt një javë para ndeshjeve, që policia të jetë e pranishme edhe jashtë.
Duke parë këtë problem, klubet të hyjnë në kontakt sa më parë. Skënderbeu me Partizanin ka pasur probleme me tifozeritë, do të jetë një test i madh në lidhje me organizmin”, - u shpreh Nurishmi.
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.5%
-
Pak
9.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 3016
Lajme të tjera
-
Renditja/ Bylis toleron, Apolonia e mposht 4-1 në derbi! Flamurtari 2-2 AF Elbasani, Lushnja i bën 'gjëmën' Besës
21 Prill, 17:11
-
Promovimi i Euro 2024 / Ambasadorja gjermane e futbollit, Steffi Jones vjen për vizitë në Shqipëri
21 Prill, 10:28
-
Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit
19 Prill, 21:25
-
KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak
19 Prill, 20:23
-
U17/ Shqipëria fiton me përmbysje, mposht Slloveninë në udhëtim
18 Prill, 16:47
-
Dhuna në U-21 me Partizanin, Erzeni përjashtohet nga sezoni 2023-2024! Pezullohen 7 lojtarë për 10 ndeshja, një tjetër ndëshkohet me 1 vit
18 Prill, 10:05
-
U-21/ Sherri në Erzeni-Partizani, 4 futbollistë në hetim! Burime: Lojtarët lanë spitalin pas mjekimit
17 Prill, 13:38
-
VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit! Dy futbollistë në spital, 20 në polici
16 Prill, 16:30
-
20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë
16 Prill, 15:37
-
Renditja/ Bylis mposht 3-2 Korabin dhe rikthehet në Superligë, fitojnë edhe Luzi me Tomorin
13 Prill, 17:18
-
Disiplina 30 vendime në një ditë, dënohet 40 përqind e Superligës! Dhunë dhe kërcënime te moshat
13 Prill, 09:56
-
Çmime si në ndeshjet e Kombëtares, FSHF nxjerr në shitje biletat e 'Final 4' më shumë se një muaj para! Biznes me Superligën
11 Prill, 20:51