Fshihej për t’i shpëtuar hakmarrjes së bandave, si u arrestua në Durrës kreu i grupit kriminal italian

Fshihej për t’i shpëtuar hakmarrjes së bandave, si u arrestua në Durrës kreu i grupit kriminal italian

Pamje nga operacioni në Durrës

Një 40-vjeçar italian, që konsiderohet si një ndër personat kryesorë të trafikut të drogës në zonën e Barit, është arrestuar në një apartament në Durrës. Giovanni Di Cosimo, i cilësuar si koka e një grupi kriminal në Bari, kishte gjetur strehim prej disa muaj në Durrës, pasi i fshihej policisë italiane por njëherësh i druhej një hakmarje të mundshme nga kundërshtarët e tij në Bari. Kjo pasi sipas burimeve të prokurorisë së Krimeve të Rënda Giovanni Di Cosimo, ishte i përfshirë jo vetëm në trafikun e drogës por edhe në rrëmbime dhe zhdukjen e personave.

Fshehja në Shqipëri

Për t’i shpëtuar hakmarjes dhe prangave të policisë Italiane, Giovanni Di Cosimo, ishte zhvendosur në qytetin e Durrësit, ku prej mëse pesë muaj qëndronte në një apartament në katin e 10 të një pallati në Durrës. Identifikimi dhe lokalizimi i tij është kryer në bashkëpunim me policinë Italiane dhe Prokurorët e Krimeve të Rënda.

Nga ana tjetër policia Bareze në Itali vijonte hetimet paralele, për anëtarët e grupit që drejtohej nga Giovanni Di Cosimo, hetime këto që janë finalizuar me sukses ditën e djeshme, ku në Bari janë arrestuar 14 persona, ndërsa dje në Durrës është vënë në pranga, Giovanni Di Cosimo, kreu i këtij grupi kriminal. Hetimet në shqipëri janë kryer nga dy prokurorët e krimeve të rënda Anton Martini dhe Vladimir Mara.

Arrestimi në Durrës

Gjatë paradites së djeshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DPPSh, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës finalizuan operacionin ku u arrestua me qëllim ekstradimi italiani Giovanni Di Cosimo, 40 vjeç, lindur dhe banues në Bari, Itali. Në ngarkim të tij, Gjykata e Barit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota