Fund ditëve të thata, rikthehen reshjet në vend, Petrit Zorba: Nga e diela do të fillojë shiu

Nga kjo fundjave pritet të rikthehen reshjet e shiut në vend si dhe temperaturat do të ulen. Kështu u shpreh Petrit Zorba, Kreu i Departamentit të Klimës dhe Mjedisit në IGJEUM në një intervistë për Report Tv.

Mund të themi se duke filluar nga sot do të ketë një ulje graduale të temperaturave dhe mundësi reshjesh në shkallë vendin, të cilat për fundin e javës, konkretisht të dielën, mund të prekin gjithë territorin. Të martën dhe të mërkurën do të jenë më të prekshme, por pa probleme.

Petrit Zorba, Kreu i Departamentit të Klimës dhe Mjedisit në IGJEUM

Por këto reshje nuk do të jenë problematike dhe nuk pritet të ketë përmbytje. Gjithashtu këtë vit do të kemi përsëri ulje ekstreme të temperaturave, siç ndodhi një vit më parë, ku nuk përjashtohet mundësia që në Tiranë të ketë përsëri reshje dëbore. Nëntori do të mbahet mend si muaji më i thatë në vitet e fundit, sipas ekspertëve të Departamentit të Klimës dhe Mjedisit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)