Fund kulturës së heshtjes: Shqipëria i bashkohet fushatës botërore kundër Dhunës ndaj grave dhe vajzave

Fund kulturës së heshtjes: Shqipëria i bashkohet fushatës botërore kundër Dhunës ndaj grave dhe vajzave

Fushata kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

TIRANË- Organizatat e OKB-së në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë nisur fushatën kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.

Fushata “Orange the World: #HearMeToo” (Bëje botën portokalli: #MëDëgjodheMua) u lancua më 21 nëntor në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, ku edhe iu bë thirrje që t’i jepet fund kulturës së të heshturit ndaj dhunës së ushtruar.

Ministrja e Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi Modelin e Qendrës së Menaxhimit të Krizës, për Rastet e Dhunës Seksuale, që do të ngrihet së shpejti si një investim i qeverisë me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.

Tirana, Durrësi, Berati, Vlora, Gjirokastra dhe Roskoveci u ndriçuan në ngjyrën portokalli, simbol i fushatës 16-ditore, ndërsa Bashkitë e këtyre qyteteve u angazhuan që të përçojnë mesazhin e tolerancës zero për dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Sipas të dhënave më të fundit, në Shqipëri më shumë se gjysma e grave shqiptare (59,4%) përjetojnë të paktën një formë dhune gjatë jetës së tyre, ndërsa po sipas këtyre të dhënave gjatë nëntë viteve të fundit, një grua vritet mesatarisht çdo muaj në Shqipëri.

Ky mobilizim masiv shoqëror, nën petkun portokalli simbolizon një të ardhme optimiste dhe pa dhunë për gratë dhe vajzat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea