Fund Ramazani, Hamasi 'lëshon pe'
armëpushim të ri 24 ore me Izraelin

Fund Ramazani, Hamasi 'lëshon pe'<br />armëpushim të ri 24 ore me Izraelin
GAZA - Grupi militant palestinez Hamas ka njoftuar një armëpushim të ri 24 orësh pasi Izraeli i dha fund armëpushimit të mëparshëm mes lëshimit të predhave nga Gaza. Një zëdhënës i Hamasit, tha se armëpushimi nis në orën 14.00 me orën lokale. “Për shkak të përgatitjeve për fundin e Ramazanit dhe në përgjigje ndaj ndërmjetësimit të OKB, të gjitha fraksionet palestineze kanë rënë dakord për një armëpushim humanitar për 24 orë”-deklaroi zëdhënësi Sami Abu Zuhri.
 
Ushtria izraelite rinisi sot paradite ofensivën pas një pauzë të shkurtër, duke akuzuar Hamasin se ka shkelur armëpushimin me lëshimin e vazhdueshëm të predhave. Mbrëmë vonë, Izraeli pranoi kërkesën e OKB për një armëpushim 24 orësh deri në mesnatën e së djelës, por duke paralajmëruar se do të vepronte nëse Hamas do të vazhdonte sulmet.
 
Por sot në mëngjes, ushtria izraelite njoftoi se kishte vendosur të riniste sulmet nga toka, ajri e deti në kundërpërgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme nga Hamasi. BBC raporton se shpërthime të forta janë dëgjuar sot në disa distrikte të Gazës, pasi ushtria izraelite rinisi sulmet ajrore.
 
8 vetë kanë humbur jetën vetëm nga sulmet e sotme, sipas burimeve shëndetësore. Mbi 1 mijë palestinezë dhe 46 izraelitë janë vrarë në këto 19 ditë luftime mes Izraelit dhe Hamasit, ku pjesa më e madhe janë civilë në Gaza.

rripi i gazes

Dështon armëpushimi në Gaza, Izraeli nis sulmin kundër Hamasit

Ora 09:50 Ushtria izraelite rinis sulmet nga ajri, toka dhe deti në Gaza, pasi militantët palestinezë vazhduan të lëshojnë raketa në refuzim të armëpushimit humanitar. Izraeli pranoi kërkesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për një armëpushim 24 orësh, por paralajmëroi se do të vepronte nësë shkelej nga Hamasi.
 
Nga ana tjetër, Hamasi tha se nuk do të pranojë një armëpushim derisa trupat izraelite nuk lënë Gazën dhe ata që janë shpërngulur të rikthehen në shtëpitë e tyre.
 
Më shumë se 1 mijë palestinezë dhe 46 izraelitë janë vrarë ndërsa shënohet dita e 19-të e konfliktit të përgjakshëm mes Izraelit dhe Palestinës. Sipas autoriteteve izraelite të shëndetësisë shumica e të vrarëve në Gaza janë civilë, thonë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë, ndërsa nga pala izraelite janë vrarë 43 ushtarë dhe tre civilë.
 
Të shtunën, shumë banorë të Gazës shfrytëzuan armëpushimin për të tërhequr trupat e të vrarëve nën rrënoja dhe për të marrë furnizime.
 
Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) nisën ofensivën ushtarake më 8 Korrik me objektivin për të ndaluar Hamasin të lëshojë raketa nga Gaza në drejtim të Izraelit.
 
Më 18 Korrik Izraeli ndërmorri një ofensivë tokësore, duke thënë se është i nevojshëm shkatërrimi i tuneleve të përdorura nga militantët për të depërtuar në Izrael.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës