Fusha e Laprakës, Veliaj: Do ta shpronësojmë, për të pasur terrenin sportiv që gjithnjë ka qenë aty

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një dëgjesë me banorët e Njësisë 11 për Buxhetin e vitit 2019, nga ku është shprehur se ndihet krenar për ndryshimin që Bashkia e Tiranës ka sjellë për këtë njësi. 

Veliaj ka falenderuar për të gjithë kontributin e dhënë Ulsi Manjan, të cilin e ka konsideruar si një njeri model. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka përmendur më tej fushën në Laprak, duke thënë se ajo do të shpronësohet për të qenë një terren sportiv. 

“Fusha do të shpronësohet nga Bashkia e Tiranës dhe do të kemi terrenin sportiv që e kemi pasur gjithnjë mes nesh, por që me letra dhe plan urbanistik u transformua”, është shprehur ai, duke shtuar se Partia Demokratike është një forcë politike e cila as nuk denjon të shfaqet në mbledhjet e Këshillit Bashkiak për të votuar për qytetin e tyre.

Në fjalën e tij, ai ka theksuar se opozita edhe në Këshillin Bashkiak punon vetëm për të penguar zhvillimin e qytetit, duke mos miratuar as vendimet që i vijnë në ndihmë shtresave në nevojë, siç është ndihma ekonomike. Madje, ai bëri të ditur se gjatë këtyre muajve këshilltarët e djathtë vijnë në mbledhjet e këshillit vetëm për evidencë dhe për të përfituar paratë nga pjesëmarrja në një mbledhje.

“Pyetja që kam për PD eshte: Pse nuk vini kur ne votojmë për Laprakën ndihmën ekonomike, pse nuk vini? Pse nuk vini kur ne votojmë asistencën e personave me aftësi të kufizuar? Pse nuk vini kur votohet bonusi i qirasë? Pse nuk vini kur votohet rimbursimi i energjisë? Pse nuk vini kur shpërndahen shtëpitë sociale? Pse nuk vini kur bëjmë investime në komunitet? Si ka mundësi që e kanë menaxhuar këtë qytet dhe këtë komunitet, sidomos Laprakën që e kanë pasur bastion, dhe nuk kanë bërë asnjë punë?!” ka shtuar Veliaj.

Veliaj është shprehur i bindur se në zgjedhjet e ardhshme vendore, Partia Socialiste do të fitojë bindshëm në të 61 bashkitë e vendit, pasi është e vetmja forcë që fjalët i kthen në vepra.

“Kush vjen e punon në komunitet? Kush i bën vepra fjalët që thote në fushatë, si në opozitë, si në pushtet? Vetëm një forcë: Partia Socialiste e Shqipërisë. Mezi pres që bashkë me Blerinën, bashkë me gjithë energjinë që po çlirohet në gjithë Shqipërinë, me Edi Ramën në krye të PS, të fitojmë në 61 bashkitë për të pasur mundësi që Lulzimin, pastrimin, higjienën, investimet që po shohim në Tiranë të kemi mundësi që t’i shohim në çdo cep të Shqipërisë dhe ne socialistët, por përfshi edhe miqtë tanë të djathtë që e kuptojnë që këto zgjedhje janë kush të mbaron punë dhe jo për ideal të partisë, ne do të fitojmë bindshëm jo vetë, në Tiranë, në Laprakë, në Kodër Kamzë, institut dhe kudo tjetër, që njerëzit të kenë shansin të shikojnë të mirat e këtyre invesitmeve në çdo komunitet”, ka thënë Veliaj.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qyteti: 30/10/2018 21:30

    Po per yzberishin a do mendoni ndonjehere. Pse nuk e shpronesoni arabin qe ka zene fushen e miratuar mga KKRrT si lulishte dhe park lojrash?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës